KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Директорот на Швајцарија зборува за одлуката на Лутфи Далипи

Лутфи Далипи

Periudha si drejtor i përfaqësueses së Zvicrës për Pierluigi Tamin përfundon pas dy ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve këtë muaj.

Në konferencën e tij të fundit për shtyp, Tami foli edhe për çështje e shtetësisë së dyfishtë. Federata e Futbollit e Zvicrës është detyruar ta pranoj refuzimin e Lutfi Dalipit të luajë në të ardhmen për Zvicrën.
Futbollisti i Young Boysit, i huazuar për këtë edicion te Vaduzi, ka vendosur të luajë në të ardhmen për Kosvën ose Shqipërinë.

“Ne ia përshkruam perspektivat e tij të ardhshme”, ka thënë Tami, duke lënë të kuptohet se konkurrenca me Johan Manzambin, Faban Riederin dhe Alvyn Sanchesin, është shumë e fortë për momentin.

“Nëse duam ta marrim Dalipin me vete, duhet ta lëmë njërin prej tyre në shtëpi. Mund ta kuptoj që Murat Yakin nuk ka vend për të”, është shprehur Tami.

Ai ka folur edhe për mungesën e Granit Xhakës për ndeshjet e këtij muaji. 
Xhaka mungon kësaj radhe për shkak të lëndimit, ndërsa në katër ndeshjet e para mungoi shkaku i skandalit me certifikatën e falsifikuar për COVID-19.
Zvicra të premten luan ndaj Sllovenisë në udhëtim, kurse e pret Skocinë pas tre ditësh.
Ndeshjet i takojnë Grupit B1.