KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Бајрами го постигна вториот гол во Саудиска Арабија

Недим Бајрами

Nedim Bajrami e ka shënuar golin e dytë këtë edicion në elitën e futbollit arab. 

Bajrami që paraqitet për Al-Taawonin realizoi gol ndaj Al-Ahlit. 

Por goli i Bajramit nuk mjaftoi pasi që Al-Taawoni u mposht 3:1 në udhëtim nga Al-Ahli, në ndeshjen që i takoi xhiros së 13-të. 

Bajrami nga afërsia në minutën e 39-të e realizoi golin e epërsisë për Al-Taawonin. 

Por me dy golat e Ivan Toneyt dhe një gol të Matheus Gonçalvesit në fund, Al-Ahli i  siguroi tre pikët.

Mesfushori Bajrami luajti deri në minutën e 73-të. 

27-vjeçari ka edhe një asistim në 16 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat.