KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Обилни дождови ги поплавија палестинските кампови за раселување во Газа

Газа

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur mijëra tenda ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur në kampe në të gjithë Rripin e Gazës. 

Zyra për media e qeverisë së Hamasit në Gazë bëri të ditur se janë përmbytur të paktën 70 mijë tenda. Si pasojë, mijëra persona janë prekur, ndërsa ka pasur edhe të lënduar. Deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Shërbimi i Mbrojtjes Civile njoftoi se ka pranuar rreth 1 mijë e 500 thirrje për ndihmë nga banorët e zhvendosur. Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës thanë se nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me pasojat e stuhisë, për shkak të mungesës së karburantit dhe dëmtimit të pajisjeve, raporton Reuters.

Sipas tyre, gjatë luftës së Izraelit kundër Hamasit janë shkatërruar qindra automjete, përfshirë buldozerë dhe pajisje për largimin e ujit. Luftimet kanë zhvendosur shumicën e më shumë se dy milionë banorëve të Gazës dhe kanë lënë pjesën më të madhe të territorit të shkatërruar.

Aktualisht, shumica e popullsisë jeton në kampe me tenda. Hamasi ka akuzoi ushtrinë izraelite se po pengon futjen e tendave për strehim dhe materialeve të nevojshme për ndërtimin e strehimoreve në Gazë.