KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Ветото на претседателот „пречи“ на новата иницијатива за ограничување на мандатот на специјалниот известувач

парламентот на Косово

Фото: Дритон Пачарада

Në Institutin Demokratik të Kosovës vlerësojnë se Kuvendi nuk mund ta kalojë një nismë të re pa u shqyrtuar vetoja e presidentes për projektligjin për Specialen. Ky reagim është bërë një ditë pasi kryekuvendarja Albulena Haxhiu ka thënë se do të kërkojnë opinion ligjor lidhur me procedurat që duhen ndjekur. Ndërsa, juristi Veton Hoxha ka kritikuar përfaqësuesit e popullit për mënyrën se si është vepruar me këtë projektligj që nga fillimi

Ende pa përfunduar të gjitha procedurat legjislative për projektligjin për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, sponsorizuesi i tij – PDK-ja dhe pushteti – VV-ja, janë pajtuar që të vazhdohet me iniciativë të re ligjore.

Megjithatë, kanë lindur dilemat se si duhet vepruar në këto raste. Rrjedhimisht, i është kërkuar opinion zyrës ligjore të Kuvendit.

Ligji për kufizim të mandatit të Speciales është votuar në Kuvend, por nuk është dekretuar nga presidentja Justina Shiroka-Pula. Në ditën e fundit të afatit për dekretim, PDK-ja ka kërkuar që ligji të kthehet në Kuvend, gjë që presidentja e ka bërë.

E hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, thotë se iniciativa e re nuk mund ta anashkalojë ose ta zëvendësojë procedurën e Kuvendit lidhur me veton e presidentes.

“Do të ishte situatë tejet paradoksale, e çuditshme dhe madje absurde që një veto ende e patrajtuar në Kuvend, ende e pavendosur nga deputetët e Kuvendit të fillonte në anën tjetër një proces të ri, pra legjislativ të hartimit të po të njëjtit ligj i cili fillimisht është kthyer nga presidentja dhe ende nuk ka marrë përgjigje me votë nga ky Kuvend”, ka thënë ai.

Neni 84 i Rregullores së Kuvendit parasheh se për ta përmbysur veton e presidentes duhen votat e shumicës parlamentare. Ndryshe, konsiderohet se nuk ka ligj.

Bugaqku ka theksuar se shumë lehtë mund të ndodhë që të votohet për rrëzimin e vetos së presidentes dhe të hyhet në një situatë të konfliktit ligjor.

“Imagjino që të biem në një situatë të konfliktit ligjor mes një ligji i cili tashmë ka filluar dhe një ligj i cili tashmë është në fuqi se është rrezuar vetoja e presidentit. Prandaj, deputetët e Kuvendit së pari duhet të japin përgjigje vetos së çështjes së kthimit të ligjit nga ana e presidentes dhe më pastaj të veprohet qoftë me amendamentimin e ligjit nëse ky do të jetë në fuqi, qoftë me inicimin e procedurave të reja për hartimin e një ligji të ri mbi Dhomat e Specializuara”, ka thënë Bugaçku.

Në rast që nuk rrëzohet vetoja e presidentes, iniciativa e re ligjore, sipas Bugaqkut, në parim do të duhej që të trajtohej në procedura të rregullta të Kuvendit që merr kohë deri në dy muaj. Megjithatë, sipas tij mund të veprohet edhe me shmangie të procedurave.

Ndërsa, avokati Valdet Hoxha ka kritikuar institucionet dhe sponsorizuesin e këtij projektligji për mënyrën se si po veprohet me të.

“Vërtet ky çakordim politik, në të shumtën e herëve edhe kjo heshtje e panevojshme, një mosarsyetim, një mosnjoftim i opinionit publik për ecurinë e trajtimit të këtij ligji për Dhomat e Specializuara vërtet tregon që kemi të bëjmë me një trup politik mediokërsh të cilët as nuk kanë përgjegjësi të një niveli se çfarë duhet të kishin në bazë të pozitave që mbajnë”, është shprehur Hoxha.

Ai ka thënë se mungon guximi profesional për ta çuar përpara këtë nismë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen.

“Prandaj, njëherë e mirë duhet të vendosë sponsorizuesi i ligjit e edhe institucionet e Republikës së Kosovës, Kuvendi dhe Qeveria që ta bëjnë ligjin, ta procedojnë ligjin apo të arsyetohet para qytetarëve për pengesat eventuale të cilat mund të jenë reale edhe të bazuara, të arsyeshme. Mirëpo, kjo heshtje, mospërgjegjësi dhe kjo amulli e krijuar, vërtet është e papranueshme e madje edhe mund të jetë e dëmshme për katërshen e UÇK-së që është dënuara në Hagë”, ka thënë Hoxha.

Shqyrtimi i Projektligjit për Specialen ishte në rend dite në vazhdimin e seancës javën e kaluar, por ajo nuk u mbajt pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja njoftuan se janë pajtuar për një nismë të re ligjore.

Nisma për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale u ndërmor nga PDK-ja pas dënimit të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Ata janë dënuar në shkallë të parë me 81 vjet burgim gjithsej me pretendimin se kanë kryer krime lufte.