KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Тахири од ПДК: Гервала требаше да поднесе оставка, да преземе морална одговорност

Аријан Тахири

Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, duhej të japë dorëheqje pas tragjedisë të ndodhur në Vitomiricë të Pejës, ku u vra të dielën Arlinda Zekaj nga ish-kunati i saj. 

Tahiri ka thënë se sot është ditë që të gjithë duhet të ndihemi të turpëruar. 

“Kuvendi sot më shumë po duket sikur një sallë seminari, ku kryeministri Kurti po flet për rolin e gruas në shoqëri, e znj. Gërvalla po moralizon e po tregon për punën që ka bërë...Znj. Gërvalla sot minimumi i minimumit duhet të mbajë përgjegjësi morale...duhej të jepte dorëheqje”, tha Tahiri në seancën e Kuvendit. 

Tahiri ka thënë se sot duhet Gërvalla të japë dorëheqje e “bashkërisht të miratohet rezoluta në seancë e të heshtet”. 

“Të ndihemi të turpëruar për degradimin e vazhdueshëm moral e social që po ndodh”, tha Tahiri.

E deputetja Blerta Deliu-Kodra po ashtu ka kërkuar dorëheqjen e Gërvallës, siç ka kërkuar edhe deputetja e Aelancës, Albana Bytyqi.

Прочитајте други ажурирања
парламентот на Косово

ВО ЖИВО: Вонредна седница на Собранието за убиството на Арлинда Зекај