KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Салихи: Доколку новата регулатива стапи на сила, „Приштина Паркинг“ може да казнува, но не и да блокира автомобили

Лиридон Салихи

Nëse draft-rregullorja e re për “Prishtina Parking” hyn në fuqi, kjo kompani do të mund të shqiptojë gjoba për qytetarët që nuk paguajnë për shfrytëzimin e parkingjeve publike, por nuk do të ketë më të drejtë t’ua bllokojë veturat, ka deklaruar Liridon Salihi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Aktualisht, draft-rregullorja është miratuar në Kuvendin Komunal të kryeqytetit, ndërsa po pret dritën e gjelbër nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. 

Salihi ka thënë se draft-rregullorja tashmë adreson gjetjet e Gjykatës Supreme, por ende përmban mangësi sa i përket harmonizimit me Ligjin për Trafikun Rrugor dhe ligjet e tjera në fuqi.

“Por në aspektin e gjobave, nëse kjo Rregullore kalon, ato duhet të paguhen sepse e kanë marrë vullnetin e Kuvendit Komunal të kryeqytetit dhe nëse e marrin aprovimin e ministrisë së linjës, normalisht qytetarët janë të obliguar ta paguajë taksën për shfrytëzim të parkingjeve publike dhe nëse nuk e paguajnë, penalizohen me këto gjoba. Por me Rregulloren e re, nuk do të rrezikohemi nga bllokimi i veturave”, ka thënë ai në emisionin “tre8tre” të KTV-së.

Si shqetësuese në draft-rregulloren e re, Salihi e sheh rritjen e çmimeve. Në draft-rregulloren është paraparë që gjoba të rritet nga 20 në 40 euro. 

“Nëse miratohet draft-rregullorja, do duhej të rishikohen çmimet. Çmimet nuk janë në harmoni me Ligjin për kundërvajtje”, ka shtuar ai. 

Një tjetër problem që ka identifikuar GLPS-ja në draft-rregullore është kompetenca e “Prishtina Parking” për të shqiptuar gjoba edhe ndaj veturave të parkuara në hapësira që nuk janë të destinuara për parking publik, siç janë trotuaret. Sipas Salihit, kjo çështje është kompetencë e Policisë së Kosovës dhe jo e kompanisë “Prishtina Parking”.

“Ne vlerësojmë se, duke i lënë kompetenca ‘Prishtina Parkingut’ të vendosë gjoba edhe për veturat që parkohen në vende që nuk janë të destinuara si parkingje publike, për shembull një veturë e parkuar në trotuar, kjo është kompetencë direkte e Policisë dhe ‘Prishtina Parking’ nuk ka kurrfarë kompetence”, ka thënë Salihi.