KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Обвинителството ги запре работите за поставување на муралот на Мајка Тереза ​​на плоштадот

Полицискиот командант, Фатмир Балај и градоначалникот на Приштина, Запарим Рама

Полицискиот командант, Фатмир Балај и градоначалникот на Приштина, Запарим Рама

Komandanti i Policisë, Fatmir Balaj, ia ka prezantuar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, vendimin e Prokurorit të Shtetit për ndalimin e punimeve për vendosjen e muralit të Nënë Terezës në objektin ku ndodhet Ministria e Ekonomisë, deri në një vendim të gjykatës.

“E pranuam zyrtarisht vendimin prej Prokurorit të Shtetit që, deri në një vendim të gjykatës, të mos lejohen zhvillimet e punimeve për shkak të problematikave mes dy palëve, mes Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike dhe Komunës. Nuk më lejohet ta nxjerr këtë dokument jashtë pa autorizim. Mediat le t’i drejtohen Prokurorisë”, dëgjohet duke i thënë Balaj Ramës.

Kryetari i Prishtinës e ka kundërshtuar arsyetimin se në këtë rast bëhet fjalë për kontest mes dy palëve, duke pretenduar se objekti ku është planifikuar të vendoset murali është pronë publike dhe se nuk është në pronësi të ministrisë.

“Cilat dy palë? Ministria nuk është palë këtu. Prokurori paska marrë një vendim, një vendim që është marrë prej asamblistëve, me të gjitha lejet, me të gjitha të drejtat si qeverisje, është bllokuar tash sepse ka kontest mes dy palëve. Pse ministria është palë? Ky objekt s’është pronë e ministrisë, është e Komunës”, ka thënë Rama.

ВИДЕО:

Murali i Nënë Terezës është planifikuar të vendoset në objektin ku aktualisht ndodhet Ministria e Ekonomisë. Projekti ka marrë pëlqimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Megjithatë, gjatë së premtes, Ministria e Ekonomisë nuk lejoi vendosjen e muralit, me arsyetimin se Komuna kishte dhënë pëlqim për ndërhyrje në një objekt që nuk menaxhohet prej saj, pa autorizim, konsultim apo njoftim paraprak të ministrive përgjegjëse.

Komunës së Prishtinës ky projekt i ka kushtuar 15 mijë euro.

Прочитајте други ажурирања
Напредокот Рама

Судирот меѓу Рама и полицијата околу поставувањето на муралот на Мајка Тереза ​​во Приштина

Градоначалникот на Приштина, Перпарим Рама, заедно со други општински службеници, сè уште чекаат...