KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Нова зграда и подземен паркинг „кај Фонтана“, одобрен проектот „Улпијана 2030 Наследство“

Општинско собрание на Приштина

Фото: Илустрација

Фото: Дритон Пачарада

Me 29 vota për, nëntë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar lokacionin për projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, i cili parashihet të ndërtohet në zonën e njohur si “te Fontana”.

Drejtori i Planifikimit Strategjik, Bekim Ramku, ka thënë se projekti synon të krijojë një objekt që do të shërbejë për akomodimin e stafit përcjellës dhe atletëve gjatë Lojërave Mesdhetare 2030. Poshtë objektit parashihet të ndërtohet një parking nëntokësor. 

Sipas tij, kapacitetet aktuale të konvikteve nuk janë të mjaftueshme për nevojat e Lojërave Mesdhetare, ndërsa objekti i ri do të ndërtohet duke respektuar parametrat arkitektonikë të objekteve ekzistuese.

“Kapaciteti i konviktit nuk mund t’i plotësojë nevojat e Lojërave. Ideja është që objekti të bëhet duke përcjellë parametrat arkitektonikë të objekteve ekzistuese dhe është menduar që nën Fontanë të ketë parkingje nëntokësore”, ka thënë Ramku.

Ai ka theksuar se me këtë projekt nuk parashihet rrënimi i Fontanës, ndërsa objekti do të vendoset përballë konvikteve, në hapësirën e lirë.

“Ideja është që objekti të ndërtohet përballë konvikteve, aty ku ka hapësirë. Fontana nuk preket dhe duhet të ketë sa më shumë parkingje”, ka shtuar Ramku.