KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Ирски министер: Не можеме лесно да го надминеме предизвикот од непризнавањето на Косово од страна на пет земји

Томас Бирн

Spanja thotë se "nuk do ta pengojë afrimin e Kosovës me BE-në“

Ministri irlandez për Çështjet Evropiane, Thomas Byrne, ka thënë në Forumin e Zgjerimit se mosnjohja e Kosovës nga ana e pesë vendeve të Bashkimit Evropian është një sfidë që nuk mund të tejkalohet lehtë. Ai këtë e ka thënë duke iu përgjigjur pyetjes rreth mosshqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, i cili ishte dorëzuar në dhjetor të vitit 2022.

“Secili vend aplikant ka disa çështje që duhet t’i adresojë. Një numër shtetesh anëtare nuk e njohin Kosovën. Kjo është sfidë për Kosovën dhe kjo është diçka që ne nuk mund ta tejkalojmë aq lehtë“, ka thënë ministri i këtij vendi, i cili deri në fund të këtij viti ka kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian.

Sipas procedurave në BE, kërkesën për anëtarësim të një vendi në agjendë e vendos shteti i BE-së që e ka kryesimin e radhës. Deri më tash, këtë nuk e ka bërë asnjë nga tetë shtetet që e kanë pasur këtë kryesim nga dhjetori i vitit 2022 e deri më sot.

Përfaqësues të këtyre shteteve kanë thënë disa herë privatisht se e vetmja pengesë ka qenë fakti se kanë konstatuar që në Këshill nuk ka konsensus nga të gjitha vendet anëtare.

Në të njëjtin debat, ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares, një prej vendeve që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka thënë se dallimi që ka ky vend rreth statusit të Kosovës nuk do të paraqesë pengesë për përafrimin e Kosovës me BE-në e as për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ai si shembull e ka përmendur edhe përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave dhe faktin se Spanja nuk e ka kundërshtuar këtë, si dhe faktin se i ka njohur pasaportat e Kosovës, edhe pse nuk e njeh pavarësinë e saj.
 

Прочитајте други ажурирања
Марта Кос

Скандал со српска националистичка мелодија речиси главна тема на Форумот за проширување на ЕУ

Skandali me interpretimin e këngës nacionaliste serbe për Kosovën në një koncert të organizuar nga Komisioni...