KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Закон за специјални мерки: По пресудата во Хаг, ПДК предупредува на правни мерки

Бедри Хамза

Фото: Дритон Пачарада

Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka vënë PDK-në në lëvizje për të rishikuar bazën ligjore mbi të cilën funksionon gjykata. PDK-ja ka paralajmëruar veprime konkrete në Kuvend. Por, a mund të ndryshohet ligji që rregullon Dhomat e Specializuara? Juristët thonë se kjo mund të bëhet përmes procedurave të rregullta, nëse ekziston vullneti politik.

Aktgjykimi i Gjykatës Speciale e ka vënë në diskutim edhe bazën ligjore mbi të cilën funksionojnë Dhomat e Specializuara.

Në PDK po diskutohet mundësia që të kërkohet ndryshimi i këtij ligji, ndërsa kryetari i partisë, Bedri Hamza, ka paralajmëruar se veprimet ligjore do të konkretizohen në Kuvend të premten.

“Ne do t’i bëjmë të gjitha veprimet e nevojshme, demokratike, edhe protesta, por edhe veprime ligjore që besoj se sot do të konkretizojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Hamza.

Por, burime të KOHËS brenda PDK-së thonë se vendimi pritet të merret të shtunën.

Por çfarë mund të bëhet në këtë drejtim?

Juristët thonë se ndryshimi dhe plotësimi i këtij ligji është i mundur përmes procedurave të rregullta ligjore, nëse për një gjë të tillë ekziston vullneti politik.

Avokati Ardian Bajraktari vlerëson se, në aspektin juridik, Ligji për Dhomat e Specializuara i nënshtrohet procedurës së zakonshme të ndryshimit dhe plotësimit të ligjeve.

Sipas tij, në disa elemente, ky ligj nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe instrumentet ndërkombëtare të zbatueshme në vend.

“Filluar nga çështja e dënimeve pastaj çështja e mundësisë së lidhjes së marrëveshjeve që i atribuohet përkatësisht i bartet kryetares së Dhomave të Specializuara ndryshe nga që e përcakton Kushtetuta, përkatësisht neni 18 i saj, si dhe çështja e mungesës së mekanizmit të mbikëqyrjes referuar Kushtetutës, edhe çështja e mbikëqyrjes së këtyre Dhomave rregullohet me ligj ndërsa ligji ka mangësi sa i përket kësaj çështje. Prandaj vlerësoj se me një proces të koordinuar mes spektrit politik vendor, por njëkohësisht edhe të përfshirë edhe me akterë të tjerë, vlerësoj se një gjë e tillë është e mundur, sepse ky ligj ka mospërputhje me jo të pakta me Kushtetutën e vendit dhe me instrumentet e zbatueshme në vendin tonë, siç është Konventa Evropiane për të drejtat dhe lirit e njeriut”, ka thënë Bajraktari.

Ai tha se, nëse për ndryshimet e kërkuara do të ishte e nevojshme ndërhyrja në Kushtetutë ose në marrëveshjet ndërkombëtare, procedura do të ishte më e vështirë.

“Ndryshim dhe plotësimi i ligjit përmes të cilit do të adresoheshin këto ndryshime dhe mbi të gjitha do të ketë harmonizim me Kushtetutën dhe instrumentet ndërkombëtare nuk ka nevojë të shkohet përtej nevojës, përtej ndryshimit të ligjit, por në rast se ka çështje të tjera, qoftë ndryshim eventual të Kushtetutës ose edhe të marrëveshjeve ndërkombëtare, atëherë një gjë e tillë është vështirë e mundshme, me theks të veçantë për faktin se siç dihet kërkohet një shumicë e dyfishtë, e cila në këto rrethana vështirë ose mbase e pamundur për faktin se siç dihet komuniteti serb dyshoj që do të mund të përkrahë një iniciativë të tillë”, ka deklaruar tutje Bajraktari.

Të mërkurën, Gjykata Speciale dënoi me 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, 18 vjet Kadri Veselin dhe 13 vjet Rexhep Selimin për krime lufte.

Pas vendimit të Gjykatës Speciale, qytetarët kanë protestuar disa herë për të kundërshtuar vendimin.