KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Потврдена е втората жртва од експлозијата во зграда во Елбасан

џемот

Është konfirmuar viktima e dytë pas shpërthimit në një ndërtesë në Elbasan. Trupi i pajetë i një 69-vjeçari është nxjerrë në mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë raportohet se ekspertë të Policisë dhe Prokurorisë kanë nisur punën për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes, ndërkaq pritet edhe inspektimi nga specialistë të Institutit të Ndërtimit, të cilët do të kryejnë një tjetër vlerësim të gjendjes së ndërtesës.

Bashkia e Elbasanit ka deklaruar se në bashkëpunim me institucionet e tjera përgjegjëse do të marrë të gjitha masat e nevojshme për strehimin e banorëve të prekur nga ngjarja, si dhe ndërhyrjet e mëtejshme që do të kërkohen në varësi të situatës./TCH