KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Гури се жали откако истрагата против Печи и Пацоли беше прекината, предупредува на објавување на докази

Париски камен

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Paris Guri ka njoftuar se ka dorëzuar ankesë kundër vendimit të Prokurorisë Speciale për pushimin e hetimeve në rastin e ish-ministrit të Bujqësisë Faton Peci dhe ministres aktuale të Mjedisit Fitore Pacolli, lidhur me ndarjen e granteve nga Ministria e Bujqësisë.

Prokuroria Speciale para një jave ka njoftuar se i ka pushuar hetimet pasi “nuk janë vërtetuar elementet e veprës penale për të cilën kanë qenë nën hetim”.

Por Guri ka thënë se gjatë ditëve në vijim do t’i bëjë publike “dëshmitë e dhëna para Prokurorisë nga vetë punonjësit e kësaj Ministrie”.

Ai gjithashtu ka thënë se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Pecit. 

“Dëshmi tronditëse, që e bëjnë të pakuptueshëm vendimin për pushimin e hetimeve! Sot kam dorëzuar gjithashtu edhe padinë për shpifje kundër Faton Pecit, për akuzat e tij publike ndaj meje, të cilat, përveçse janë të pavërteta, janë edhe trillime që vetëm një mendje me një hall të madh mund t’i bëjë. Kush ka prova, le t’i paraqesë para drejtësisë. Kush shpif, le të mbajë përgjegjësi, prapë para drejtësisë”, ka shkruar Guri në Facebook.

Ai ka thënë se nëse dikush mendon se me sulme personale mund të më ndalë të kërkoj llogari për paranë publike, e ka gabim.

“Unë nuk hesht. Nuk tërhiqem. Nuk zmbrapsem. Paraja publike nuk është pronë private e askujt. E vërteta nuk mbulohet me shpifje. Kjo çështje nuk përfundon këtu!”, ka shkruar Guri.

Guri pati dorëzuar kallëzim penal ndaj Pecit me arsyetimin se vëllai i Pacollit ka marrë grante nga Ministria.

Пеци негираше злоупотреба на грантови, нагласувајќи дека под никакви околности не препорачал никого за субвенции или грантови.