KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Царината заплени делови за непријавени возила

обичаи

Zyrtarët doganorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë kanë parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave, gjatë kontrolleve të kamionëve në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të një kamioni të ngarkuar me automjete, janë gjetur mallra të padeklaruara, përkatësisht pjesë për automjete.

Vlera e mallrave të padeklaruara, pa përfshirë detyrimet e importit, vlerësohet të jetë rreth 3.400 euro.

Lidhur me rastin është iniciuar procedurë kundërvajtëse për mosdeklarim të mallrave, në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave.