KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

30-те автобуси најавени во 2022 година, според „Урбан сообраќај“, се очекува да пристигнат во 2027 година.

урбан сообраќај

Фото: Илустрација

As këtë vit, “Trafikut Urban” në Prishtinë nuk do t’i shtohen 30 autobusët e rinj. Kryeshefi i “Trafikut Urban”, Qëndrim Vitija, ka thënë se ata pritet të mbërrijnë në gjysmën e parë të vitit 2027. Në fakt, këta autobusë ka katër vjet që janë paralajmëruar se do t’i shtohen flotës së “Trafikut Urban”

Flotës së “Trafikut Urban” nuk do t’i shtohen sivjet 30 autobusët, gjashtë prej tyre elektrikë, që ishte paralajmëruar të mbërrinin gjatë 2026-s.

Paralajmërimi është dhënë që nga viti 2022, pas një marrëveshjeje kredie prej 10 milionë eurosh ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Por kryeshefi i “Trafikut Urban”, Qëndrim Vitija, thotë se autobusët do të vijnë vitin e ardhshëm.

“Në vitin 2027 do të ketë autobusë të rinj, me ç’rast flota e “Trafikut Urban” do të shtohet në 30 autobusë, ku shumica e tyre do të jenë elektrikë. Krahas projektit me BERZH-in, kemi gjithashtu një projekt të buxhetuar për të furnizuar autobusë elektrikë dhe në gjysmën e parë të vitit 2027 pritet që flota të numërojë rreth 30 autobusë elektrikë, gjë që do të ndikojë në shtimin e linjave të reja dhe të nisjeve për linjat e ngarkuara”, ka thënë Vitija.

Lidhur me vonesën në procesin e blerjes së autobusëve, KOHA ka dërguar pyetje edhe në Komunën e Prishtinës, por nuk ka marrë përgjigje.

E, sa u përket ngarkesave në “Trafikun Urban”, kryeshefi Vitija thotë se pritet të shtohet numri i autobusëve në linjat më të frekuentuara.

“Linjat aktualisht më të ngarkuara janë linjat 1, 3 dhe 4. Megjithatë, me kompletimin e reformës së transportit publik, linjat do të ridizajnohen për të pasur shtrirje më të madhe dhe numër më të madh autobusësh në operim. Gjithashtu, në vazhdimësi ka kërkesa nga qytetarët për të shtuar linja të reja në lagje të reja, sidomos me zgjerimin e qytetit dhe nevojën për shtrirjen e shërbimeve”, ka thënë Vitija.

Sa u përket kategorive të liruara nga pagesa e biletës, disa prej tyre, me përjashtim të pensionistëve, duhet të regjistrohen në kuletën digjitale për të përfituar nga udhëtimi pa pagesë.

Sipas kryeshefit, sfidë në këtë proces mbetet regjistrimi i nxënësve të shkollave fillore, pasi shumë prej tyre nuk kanë të drejtë ta përdorin telefonin në shkollë dhe, rrjedhimisht, nuk mund ta shfrytëzojnë kuletën digjitale. Për këtë kategori, zgjidhje mbetet aplikimi për kartela fizike.

Sipas Vitijës, procesi i digjitalizimit pritet të përfundojë në vitin 2027. Me këtë proces synohet edhe largimi i konduktorëve, përmes vendosjes së pajisjeve në autobusë, ku udhëtarët do të mund t’i paguajnë biletat.

Vetëm gjatë vitit 2025, 51 autobusët që i ka “Trafiku Urban” në dispozicion, janë shfrytëzuar nga udhëtarët rreth 20 milionë herë.