Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Otros deportes

El TAS readmite a Rusia en la Copa Mundial de Hockey sobre Hielo, a pesar de las objeciones.

Rusia

Rusia duhet të lejohet të kthehet në Kampionatet Botërore të hokejit mbi akull, ka vendosur të premten Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Gjykata kryesore sportive ka anuluar përjashtimin që ishte në fuqi që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Ky vendim përbën një fitore të madhe për Rusinë kundër përpjekjeve për ta përjashtuar atë nga sporti ndërkombëtar për shkak të luftës në Ukrainë. Presidenti rus, Vladimir Putin, është adhurues i njohur i hokejit, shkruan AP të premten. 

CAS-i anuloi vendimet e Federatës Ndërkombëtare të Hokejit mbi Akull (IIHF), të cilat përjashtonin Rusinë nga aktivitetet e edicionit 2026/2027, duke përfshirë kampionatet botërore për meshkuj dhe femra. Rusia gjithashtu nuk mori pjesë në turnetë olimpikë këtë vit.

Kthimi u Rusisë krijon pasiguri lidhur me mënyrën se si do të zhvillohet Kampionati Botëror për meshkuj vitin e ardhshëm në Gjermani, duke pasur parasysh se edhe Ukraina është kualifikuar. Në një deklaratë të shkurtër, CAS-i theksoi mungesën e provave të mjaftueshme për të mbështetur shqetësimet e IIHF-së lidhur me sigurinë.

CAS-i sqaroi se vendimi i saj nuk trajtoi çështje të tilla si: a duhet të detyrohet Rusia të luajë pa simbolet kombëtare, si një ekip sportistësh neutralë, ashtu siç ndodh në disa sporte të tjera olimpike, apo pasoja të tjera të natyrës organizative.

IIHF-ja shprehu zhgënjimin për vendimin dhe deklaroi se “qëndron në pozicionin se vendimet e saj ishin të nevojshme për të mbrojtur sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve dhe për të ruajtur integritetin e garave të saj”.

“Edhe pse IIHF-ja respekton autoritetin e CAS-it dhe do të veprojë në përputhje me vendimet e saj, ky vendim nuk i eliminon shqetësimet që çuan në vlerësimet e mëparshme”, thuhet në deklaratën e federatës ndërkombëtare.

Vendimi është sfidë e menjëhershme për presidentin e ri të federatës ndërkombëtare të hokejit mbi akull, Franz Reindl, vendi i të cilit, Gjermania, do ta organizojë Botërorin.

Federata gjermane vazhdon të kundërshtojë pjesëmarrjen e Rusisë, duke theksuar se “lejimi i Rusisë sjell pasoja të rëndësishme në aspektin e sigurisë, politikës dhe financave për Gjermaninë si vend organizator”.

Nuk është e qartë se si mund të kthehet Rusia, marrë për bazë që shorti është tërhequr tashmë.

Shtimi i një ekipi do të bënte që grupet të mos ishin të barabarta dhe që turneu të jetë më i gjatë. Përjashtimi i një ekipi të kualifikuar për t’i hapur rrugë Rusisë rrezikon të shkaktojë reagime të ashpra, sidomos nëse ai ekip do të ishte Ukraina. Ajo ishte e fundit që u kualifikua. 

Federata Ukrainase deklaroi se nuk pajtohet me ekipin, por pa saktësuar si do të veprojë.

Edhe Suedia, Finlanda dhe Çekia kanë shprehur zhgënjimin për vendimin. Por bojkoti nuk planifikohet.