Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Maliqi: El director de policía es una víctima; la responsabilidad del caso Arlinda Zekaj recae en la comisaría de policía de Peja.

Reshat Maliqi

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka thënë se përgjegjësia kryesore për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt bie mbi stacionin policor në rajonin e Pejës dhe zyrtarët policorë që janë marrë drejtpërdrejt me rastin.

Duke komentuar dorëheqjen e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, Maliqi e ka cilësuar atë si akt moral individual, ndërsa ka thënë se drejtori nuk është domosdoshmërisht personi që mban përgjegjësinë kryesore për atë që ka ndodhur. Ai ka kritikuar pse po politika s’po jep përgjegjësi.  

“Dorëheqja e Gazmendit është akt moral individual, por drejtori është i fundit që ndoshta mund ta ketë përgjegjësinë, nëse ka përgjegjësi në rastin e Arlindës. Përgjegjësia kryesore bie mbi stacionin policor në rajonin e Pejës dhe policët që e kanë pasur drejtpërdrejt përgjegjësinë. Besoj se drejtori i Policisë është viktimë. Sa herë të kemi operacione të rënda, ajo reflektohet te drejtori, dhe drejtori duhet të japë përgjegjësi dhe dorëheqje, e ata të politikës qëndrojnë në pozita të njëjta”, ka deklaruar Maliqi në “60 Minuta” të KTV-së. 

Ai ka kritikuar edhe praktikën e bartjes së përgjegjësisë te drejtuesit e lartë të Policisë sa herë që ndodhin raste të rënda, duke paralajmëruar se kjo mund të krijojë frikë te zyrtarët për të marrë pozita të larta menaxheriale.

Maliqi ka thënë se pas këtij rasti Policia do t'i ndryshojë procedurat e trajtimit të rasteve të dhunës në familje, si dhe të përmirësojë komunikimin dhe bashkëpunimin me Qendrat për Punë Sociale, gjykatat dhe prokuroritë.

Sipas tij, Policia është dashur ta bëjë vlerësimin e rrezikshmërisë së rastit dhe jo thjesht t'ia plotësojë dëshirën viktimës se ku dëshiron të shkojë.

Ish-drejtori i Policisë ka ngritur edhe çështjen e mungesës së veturave dhe mjeteve të nevojshme për intervenim, duke thënë se kjo nuk është problem vetëm i Pejës, por i shumë stacioneve policore në Kosovë.

Për këtë, ai ka bërë përgjegjës edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke thënë se ai duhet të kërkojë nga kryeministri rritjen e buxhetit për Policinë.

Arlinda Zekaj u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati, disa minuta pasi u la nga Policia në shtëpinë e saj.