Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

El Tribunal Supremo prohíbe a la policía retener los permisos de conducir durante más de 8 días.

Control de multas de la policía de Kosovo

Foto de : Driton Pacharada

Duke u bazuar në një udhëzim administrativ, Policia ka kushtëzuar tërheqjen e patentë-shoferit të konfiskuar me përfundimin e masës mbrojtëse, e cila mund të zgjasë tre, gjashtë apo 12 muaj. Supremja ka vlerësuar se dispozita është në kundërshtim me ligjin, që parasheh se patentë shoferi mund të mbahet i konfiskuar më së gjati 8 ditë. Në një aktgjykim, kjo gjykatë ka listuar arsyet pse ka vendosur kësisoj

Gjykata Supreme e ka shpallur të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar një dispozitë të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila përcaktonte se patentë shoferi mund t’i kthehej qytetarit vetëm pas përfundimit të masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit.

Bëhet fjalë për paragrafin 3 të nenit 17 të Udhëzimit Administrativ për Procedurat e Kundërvajtjes, të cilin Gjykata Supreme e ka shpallur të paligjshëm.

Vendimi është marrë pas padisë së 28 paditësve kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Policisë së Kosovës, me ç’rast Gjykata ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë për shfuqizimin e aktit nënligjor.

Según la valoración del Tribunal Supremo, la retirada temporal del permiso de conducir por parte de la policía y la medida cautelar de la prohibición de conducir son dos instituciones jurídicas diferentes y no deben confundirse entre sí.

Duke u bazuar në Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, Gjykata ka konstatuar se Policia mund ta mbajë përkohësisht patentë shoferin për një periudhë jo më të gjatë se tetë ditë.

«Por consiguiente, condicionar la retirada del documento a la finalización de la medida cautelar, que puede durar tres, seis o doce meses, es contrario a la ley. Según la valoración del Tribunal Supremo, un acto sublegal no puede ampliar las facultades definidas por la ley ni imponer restricciones adicionales que carezcan de fundamento jurídico», señala el comunicado.

Gjykata fillimisht ka shqyrtuar legjitimitetin aktiv të palëve paditëse për paraqitjen e padisë për shfuqizimin e aktit nënligjor normativ. Nga provat e administruara është vërtetuar se palët paditëse pretendojnë se me aktin e kontestuar e paditura ka privuar në mënyrë arbitrare të drejtën për posedim të dokumentit të tyre.

Kjo gjykatë ka rikujtuar se çdo akt nënligjor normativ duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe parimet e përgjithshme të rendit juridik. Sipas saj, organet administrative, gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre rregullatore, janë të autorizuara të nxjerrin akte nënligjore vetëm brenda kufijve të autorizimit të dhënë me ligj dhe pa tejkaluar qëllimin e tij.

Kur e ka vlerësuar dispozitën e kontestuar, gjykata ka bërë të ditur se ka bërë vlerësim të plotë dhe gjithëpërfshirës, duke përfshirë jo vetëm përmbajtjen materiale të aktit të kontestuar, por edhe formën e tij, si dhe procedurën e ndjekur për miratimin, shpalljen dhe hyrjen në fuqi të tij.

“Nga analiza e aktit nënligjor normativ të kontestuar, përkatësisht dispozitave të veçanta të tij përkatësisht nenit 17 paragrafët 1, 2, dhe 3 të Udhëzimit Administrativ (MPB) Nr. 05/2023 për Procedurat e Kundërvajtjes gjykata konstaton se patentë-shoferi i konfiskuar përkohësisht me vendim për masë mbrojtëse, mbahet nga njësia apo stacioni policor pjesë e të cilit janë zyrtarët policor që kanë marrë vendim për masën mbrojtëse. Tutje në rastin e konfiskimit të përkohshëm të patentë shoferit, palës i lëshohet vërtetim nga ana e zyrtarit policor. Ndërsa pala pas përfundimit të masës mbrojtëse, ka të drejtë ta tërheq patentë shoferin në njësinë apo stacionin policor ku i është konfiskuar përkohësisht”, thuhet në arsyetimin e vendimit të Supremes. “Kështu, gjykata në vlerësimin e ligjshmërisë së dispozitave të kontestuara fillimisht vlerëson nëse një mbajtje e patentë shoferit nga ana e Policisë së Kosovës gjënë mbështetje në Ligjin nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, si ligj bazë që rregullon rregullat bazë të sjelljes së pjesëmarrësve dhe subjekteve të tjera në trafikun rrugor, kushtet bazë që duhet t’i plotësojë infrastruktura rrugore nga aspekti i sigurisë, sistemin e sinjalizimit të trafikut rrugor, shenjat që i japin personat e autorizuar zyrtarë, detyrat në rast aksidenti në trafikun rrugor, kushtet për drejtim të mjetit, pajisjet dhe pajimet të cilat duhen t’i kenë mjetet, dimensionet, masën më të madhe të lejuar, ngarkesën boshtore të mjetit, si edhe kushtet të cilat duhet t’i plotësojë mjeti në trafikun rrugor”.

Në vendimin e gjykatës theksohet se nga interpretimi sistematik dhe përmbajtjesor i dispozitave të nenit 244, paragrafi 1, të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, rezulton se marrja e përkohshme e patentë shoferit nga ana e policisë paraqet një masë të përkohshme, e cila mund të zbatohet vetëm në rastet e përcaktuara shprehimisht me ligj dhe për aq kohë sa ekzistojnë shkaqet që kanë kushtëzuar marrjen e saj, por jo më gjatë se 8 ditë.

“Rrjedhimisht, ligjvënësi ka përcaktuar shprehimisht kufirin kohor brenda të cilit mund të mbahet përkohësisht patenta e shoferit, duke e lidhur këtë masë me ekzistimin e shkaqeve ligjore që e kanë justifikuar atë dhe jo me kohëzgjatjen e një mase mbrojtëse të shqiptuar ndaj kundërvajtësit”, thuhet në arsyetim.

Në anën tjetër, neni 17, paragrafi 3, i Udhëzimit Administrativ për Procedurat e Kundërvajtjes, përcakton se pala ka të drejtë ta tërheqë patentë-shoferin pas përfundimit të masës mbrojtëse, në njësinë apo stacionin policor ku i është marrë përkohësisht. Gjykata ka vlerësuar se kjo dispozitë, duke e kushtëzuar tërheqjen e patentë-shoferit me përfundimin e masës mbrojtëse, nuk është në përputhje me rregullimin ligjor të përcaktuar në nenin 244, paragrafi 1, të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

“Kjo për arsye se marrja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia dhe masa mbrojtëse e shqiptuar me vendim për kundërvajtje janë institute të ndryshme juridike, me natyrë, qëllim dhe kushte të ndryshme të zbatimit. Përderisa marrja e përkohshme e patentë shoferit nga policia është e kufizuar shprehimisht në kohëzgjatjen e përcaktuar me ligj, masa mbrojtëse zbatohet sipas kushteve dhe kohëzgjatjes së përcaktuar në vendimin përkatës”, thuhet në arsyetimin e dhënë nga Supremja. “Rrjedhimisht, lidhja e së drejtës për tërheqjen e patentë shoferit me përfundimin e masës mbrojtëse, pa e dalluar këtë masë nga marrja e përkohshme e patentë shoferit nga policia, krijon mundësinë që dokumenti të mbahet përtej afatit maksimal prej tetë (8) ditësh, të përcaktuar me ligj. Një rregullim i tillë tejkalon kufijtë e autorizimit normativ të aktit nënligjor dhe cenon parimin e ligjshmërisë, pasi që me një akt nënligjor nuk mund të ndryshohet, zgjerohet apo kufizohet një e drejtë e përcaktuar shprehimisht me ligj, e as të vendoset një kusht që nuk buron nga dispozita ligjore përkatëse”.

Gjykata ka vlerësuar se për këto arsye, paragrafi 3 i nenit 17 të i Udhëzimit Administrativ për Procedurat e Kundërvajtjes është në kundërshtim me nenin 244, paragrafi 1, të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, për shkak se “e lidh tërheqjen e patentë shoferit me përfundimin e masës mbrojtëse, ndonëse ligji e kufizon mbajtjen e përkohshme të saj në ekzistimin e shkaqeve për të cilat është marrë dhe, në çdo rast, në afatin maksimal prej tetë (8) ditësh”. Rrjedhimisht, sipas gjykatës, duke qenë se dispozita e kontestuar nuk është në pajtim me ligjin dhe tejkalon kufijtë e rregullimit të lejuar me akt nënligjor, është vendosur për shfuqizimin e saj.

Sa i përket pjese refuzuese të kërkesëpadisë së paditësve, Gjykata Supreme ka konstatuar se dispozitat e paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 17 të Udhëzimit Administrativ për Procedurat e Kundërvajtjes nuk janë në kundërshtim me nenin 244 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, pasi që rregullojnë çështje procedurale që ndërlidhen me marrjen dhe administrimin e përkohshëm të patentë-shoferit, pa ndryshuar apo tejkaluar rregullimin ligjor.

“Konkretisht, paragrafi 1 i nenit 17 të Udhëzimit Administrativ përcakton njësinë apo stacionin policor përgjegjës për mbajtjen e patentë shoferit të marrë përkohësisht, ndërsa paragrafi 2 i të njëjtit nen përcakton detyrimin e zyrtarit policor për t'i lëshuar palës vërtetim për marrjen e dokumentit. Gjykata vlerëson se këto dispozita kanë karakter procedural dhe organizativ, pasi përcaktojnë mënyrën e administrimit të dokumentit dhe garantimin e dokumentimit të veprimit policor, pa krijuar kompetenca të reja për policinë lidhur me marrjen e përkohshme të patentë-shoferit dhe pa ndryshuar rastet apo afatet e përcaktuara me ligj”, thuhet në arsyetim. “Rrjedhimisht, Kolegji vlerëson se paragrafët 1 dhe 2 të nenit 17 të Udhëzimit Administrativ të kontestuar janë në pajtim me nenin 244 të Ligjit nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, pasi që rregullojnë aspekte procedurale të zbatimit të ligjit, pa cenuar përmbajtjen dhe kufijtë e autorizimeve të përcaktuara me dispozitën ligjore përkatëse”.

Gjykata Supreme ka konstatuar se aktet nënligjore duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe se, si të tilla, nuk mund të ndryshojnë, zgjerojnë apo kufizojnë zbatimin e dispozitave ligjore. Në rast të mospërputhjes ndërmjet një dispozite ligjore dhe asaj nënligjore, sipas gjykatës, përparësi ka dispozita ligjore, si akt me fuqi më të lartë juridik.

Gjykata, gjithashtu, ka vlerësuar se nxjerrja e akteve nënligjore duhet t’i paraprihet një vlerësimi të mirëfilltë të nevojës për rregullim normativ, në përputhje me nenin 5 të Udhëzimit Administrativ për Standardet e Hartimit të Akteve Normative, veçanërisht me kriteret e përcaktuara në pikat 1.1 dhe 1.2, që kërkojnë identifikimin e saktë të problemit që synohet të adresohet dhe justifikimin e ndërhyrjes normative. Po ashtu, sipas Supremes, hartimi i akteve normative duhet të sigurojë qartësi, konsistencë, koherencë, kuptueshmëri dhe qasshmëri, si dhe mundësi për përfshirjen e palëve të interesuara në procesin e hartimit.

“Në rastin konkret, Gjykata vlerëson se nxjerrja e Udhëzimit Administrativ nr. 05/2023 për Procedurat e Kundërvajtjes, në pjesën që është objekt i shqyrtimit, nuk mund të justifikohet vetëm me nevojën për rregullimin e çështjeve që tashmë janë të rregulluara me Ligjin nr. 08/L186 për Rregullat e Trafikut Rrugor. Për më tepër, dispozitat e një akti nënligjor duhet të jenë të qarta dhe koherente me dispozitat ligjore që synojnë të zbatojnë, në mënyrë që të shmanget krijimi i paqartësive ose i rregullimeve që mund të çojnë në zbatim të ndryshëm nga ai i përcaktuar me ligj”, thuhet në arsyetimin e Supremes. “Rrjedhimisht, Gjykata thekson se nevoja për nxjerrjen e një akti nënligjor duhet të mbështetet në ekzistimin e një problemi konkret që kërkon rregullim dhe në justifikimin e ndërhyrjes normative, ndërsa përmbajtja e tij duhet të respektojë hierarkinë e normave juridike dhe standardet e hartimit të akteve normative. Çdo dispozitë nënligjore që tejkalon kufijtë e autorizimit ligjor ose që bie ndesh me rregullimin e përcaktuar me ligj, nuk mund të prodhojë efekte juridike në kundërshtim me ligjin”.

Pas nxjerrjes së këtij udhëzimi administrativ, Policia ka konfiskuar patentë shoferë, të cilët nuk u janë kthyer ngasësve të automjeteve në periudhë deri në një vit.