Apoya a TIME. Preserva la verdad.
NOTICIAS DE LA NOCHE

Los manifestantes insisten en la destitución de Gërvalla y Sveçla

Fotografía de la protesta organizada tras el asesinato de Arlinda Zekaj.

Fotografía de la protesta organizada tras el asesinato de Arlinda Zekaj.

Foto de : Driton Pacharada

Kanë vazhduar protestat, nëpërmjet të cilave është kërkuar drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekaj. Protestuesit kërkuan përgjegjësi institucionale, duke përfshirë shkarkimin e ministres së Drejtësisë, si dhe atij të Punëve të Brendshme. Protestuesit kanë njoftuar se protesta do të vazhdojë edhe të premten në mëngjes para objektit të Qeverisë

Edhe në ditën e dytë të protestës pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, protestuesit kanë kërkuar dorëheqje dhe ndjekjen penale të krerëve shtetërorë, udhëheqësve të sistemit të drejtësisë, si dhe të atyre që ishin të përfshirë në trajtimin e këtij rasti.

Drejtoresha e Forumit për iniciativa qytetare, FIQ, Dajana Berisha, ka thënë se në këtë rast ka pasur dështim zinxhiror e institucional.

“Policia e Prokuroria kishin pas qenë me një mendim që mos me e mbrojtë. Fjala kryesore dhe kyçe e kësaj proteste duhet me qenë dorëheqje, dorëheqje e ministres së drejtësisë që tallet dhe është cinike me deklaratat e saj idioteske. Dorëheqje e ministrit të Punëve të Brendshme se institucioni i Policisë është në vartësi të tyre”, ka thënë ajo. “Shkarkimi i këtyre dhe të gjithë prokurorëve, dhe hetim”.

Protesta filloi nga Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe vazhdoi te Ministria e Drejtësisë, objekti i Policisë, Këshilli Gjyqësor e vazhdoi deri te ndërtesa e Qeverisë.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, si dhe kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ndërsa, sa u përket krerëve të sistemit të drejtësisë, protestuesit nuk u mjaftuan vetëm me suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vucetaj dhe prokurores së rastit, Arlinda Nallbani-Gacaferri, por kërkuan shkarkimin dhe ndjekjen penale të tyre.

Në mesin e emrave, për të cilët u kërkua shkarkim dhe ndjekje penale, janë edhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale në Pejë, si dhe gjyqtarit Mexhit Kastrati.

Përveç kësaj, ata kërkuan po ashtu edhe shkarkimin dhe ndjekjen penale edhe të njerëzve në zinxhirin komandues të Policisë rajonale në Pejë dhe zyrtarëve policorë, të cilët janë marrë me rastin e Arlinda Zekajt.

Protestuesit futën gjithashtu edhe tymues me ngjyrë në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë dhe përpara objekteve të tjera të institucioneve para të cilave protestuan.

E paraditen e së enjtes, Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka zhvilluar një aksion para Ministrisë së Punëve të Brendshme, në shenjë proteste, ndaj, siç kanë thënë, dështimit institucional për të garantuar sigurinë e grave.

Aktivistet e QIKA-s nuk janë lejuar nga Policia të hyjnë në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, andaj aksionin e kanë zhvilluar jashtë objektit të Ministrisë.

Gjatë aksionit, ato kanë thyer një pasqyrë, duke e shoqëruar veprimin me mesazhin se pasqyra paraqet “fytyrën e institucionit që drejton” ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Nuk pranojmë që një zyrtar të bëhet alibi për dështimin e një sistemi të tërë. Kërkojmë hetim të plotë të veprimeve dhe mosveprimeve institucionale dhe përgjegjësi në të gjithë zinxhirin komandues. Por përgjegjësia fillon nga Xhelal Sveçla dhe vazhdon te secili zyrtar që ka dështuar në detyrën e tij. Xhelal, jep dorëheqje”, ka thënë aktivistja Anita Vllahiu.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor të këtij viti nga ish-kunati i saj, i cili është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit lidhur me veprën penale “vrasje e rëndë”.