Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Odegaard está abierto a jugar en el Bayern.

Martin odegaard

Martin Odegaard mundet që një ditë të luajë për Bayern Munichun. 

Sipas mediumit Sky, kapiteni i Arsenalit e ka menduar këtë opsion. 

Madje në vitet e fundit, ka pasur bisedime mes palëve, por nuk është arritur marrëveshja financiare. 

Arsenali është duke punuar për vazhdimin e kontratës së norvegjezit. Nëse nuk arrihet marrëveshja, Odegaardi mund të kalojë te klubi më i madh gjerman. 

Kontrata aktuale e Odegaardit me Arsenalin është e vlefshme deri në vitin 2028. 

Odegaardi iu bashkua Arsenalit nga Real Madridi në verën e vitit 2021 për 35 milionë euro. 

27-vjeçari i ka 248 paraqitje për “topçinjtë”, ndërsa ka 46 gola e 47 asistime.