Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Vëllezërit Shabandulla” në Rahovec, në orët e para të së enjtes.
Sipas raportit të Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur në orët e para të së enjtes, kur viktima ka kërkuar tretman mjekësor, duke deklaruar se ishte plagosur me armë zjarri nga një person i panjohur.
Viktima ka marrë një plagë në kraharorin e djathtë dhe për trajtim të mëtejmë është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë, ka njoftuar Policia.
Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë dëshmi.
El fiscal ha sido notificado del caso y las investigaciones continúan.
Rasti është iniciuar si “Tentim vrasje”.