Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Kosovo finaliza su participación en el Mundial Sub-15 y el Festival con una victoria contundente.

Kosovo U15

Futbollistët e rinj të Kosovës e kanë përfunduar me fitore të thellë paraqitjen në “FIFA U15 World Cup and Festival 2026”, në Baku të Azerbajxhanit. 

Kosova U15 të premten në mëngjes fitoi 6:1 ndaj Burundit. Ndeshja ishte e vlefshme për pozitën e 103-të. 

Kjo ngjarje është zhvilluar për herë të parë. Morën pjesë përfaqësueset e shumicës së federatave nacionale anëtare të FIFA-s. 

Gara ishte e organizuar në disa faza. 

Kosova fillimisht garoi në Grupin A, ndërsa mbeti pas Estonisë, Afrikës së Jugut dhe Francës. Si e katërta në grup, garoi më pas në nivelin D në fazën e dytë. Pas Kosovës në grup mbetën Maldivet dhe Anguila.

Në nivelin D, përkatësisht të katërt, është garuar për renditje prej vendit të 97-të deri në vendin e 128-të. Kosova u ndal në çerekfinale të nivelit D. Humbi me penallti nda Republika Dominikane. 

Kosova e nisi turneun me humbje 1:0 nga Estonia. Më pas fitoi 2:1 ndaj Afrikës së Jugut dhe 3:0 ndaj Maldiveve. Në fazën grupore fitoi edhe 3:1 ndaj Anguliës dhe humbi 2:0 nga Franca.

Në nivelin D fillimisht fitoi 4:0 ndaj Tahitit e më pas 1:0 ndaj Sierra Leones. Pas humbjes në çerekfinale nga Republika Dominikane pësoi edhe nga Lituania dhe në fund fitoi me Burundin.

Turneu në Baku të Azerbajxhanit zgjati plot 12 ditë.

“Ka qenë vërtet një eksperiencë shumë e mirë, si për trajnerët dhe stafin, ashtu edhe për të gjithë futbollistët e përzgjedhur për këtë udhëtim. Jam shumë i kënaqur, para së gjithash, me angazhimin dhe disiplinën që kanë treguar gjatë 12 ditëve sa kemi qëndruar këtu. Në të gjitha ndeshjet, djemtë kanë treguar karakter dhe një qasje shumë pozitive”, ka theksuar selektori i Kosovës U15, Ilir Nallbani.
“Ka qenë një ngarkesë jashtëzakonisht e madhe për të gjitha ekipet, pasi kemi pasur ndeshje edhe në mëngjes, edhe pasdite. Kjo ka ndikuar shumë edhe te ne. Megjithatë, djemtë, falë motivimit dhe dëshirës që kanë pasur, kanë arritur ta përballojnë edhe lodhjen dhe të japin maksimumin në fushë”, ka shtuar ai.

Ndërkohë Shqipëria ka pasur plasman dukshëm më të mirë. Pasi e fitoi grupin, luajti në nivelin A. Dhe në fund u rendit e 17-ta. Në ndeshjen e fundit Shqipëria U15 fitoi me penallti ndaj Perusë.

Në edicionin e parë të Botërorit dhe Festivalit U15 morën pjesën 189 ekipe përfaqësuese.