Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Kane considera que el debate sobre el "Balón de Oro" es complicado.

harry tiene

Nëse mund t’u besohet bastoreve, Harry Kane është në krye të listës së favoritëve për ta fituar Topin e Artë. Edhe pa tituj në Ligën e Kampionëve dhe në Botëror, sulmuesi i Bayernit ka bërë aq shumë në edicionin e kaluar sa ta kthejë trofeun më të rëndësishëm individual të sportit në Bundesligë pas 30 vjetësh. 

Në një intervistë të publikuar të premten nga “Marca”, ylli anglez ka folur për gjasat, por si zakonisht ka mbetur i rezervuar.

“Është e ndërlikuar”, ka thënë anglezi kur është pyetur nëse e meriton Topin e Artë. Ai ka shtuar se asnjëherë nuk ka pëlqyer të flas për veten. Më me dëshirë i lë shifrat të flasin për të.

“Gjëja e vetme që do të them është se edicioni i kaluar ishte i pabesueshëm, në aspektin individual dhe ekipor. Ishte edicioni më i mirë në jetën time, deri më tani. Të shënoj 73 gola, numri i dytë më i madh në histori, flet mjaftueshëm. Jam jashtëzakonisht krenar për këtë”, ka theksuar Harry Kane.

Vetëm Lionel Messi ka më shumë gola se Kane në një edicion, ku llogariten të gjitha garat. Argjentinasi i kishte 82 gola në edicionin 2011/2012. 

Kane është i vetëdijshëm se do të ketë shumë diskutime për Topin e Artë deri në mbajtjen e ceremonisë në tetor. Ai e di që bëhet fjalë për çmim shumë të vlerësuar.

“Topi i Artë nuk është në dorën time. Varet nga njerëzit që votojnë”, ka thënë Kane.

Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal janë kandidatë të tjerë të fortë. Të dy kanë folur së fundi se si e meritojnë Topin e Artë. 

Presidenti i nderit i Bayernit, Uli Hoenes, ka bërë të qartë qëndrimin.

“Ai absolutisht e meriton”, ka thënë Hoenes. “Nëse nuk e meriton këtë vit, kur do ta meritojë?”.

Ceremonia mbahet më 26 tetor në Londër. Kane ka thënë se është “ndjenjë e çuditshme” që ceremonia mbahet në qytetin e tij të lindjes në vitin kur ka gjasat më të mëdha për ta fituar çmimin. 

“Shumë njerëz më kanë pyetur për këtë, ndoshta është shenjë e mirë. Natyrisht, do të ishte edhe më e veçantë pasi ceremonia mbahet në qytetin tim”, thotë Kane.

Edhe nëse e merr çmimin, Kane thotë se tashmë është i fokusuar në atë që vjen, jo në shifrat e kampanjës së kaluar.

“Po ndihem më mirë se asnjëherë më parë në aspektin mendor dhe fizik. Po vazhdoj të përmirësohem, ndonëse disa besojnë se fillon ngadalësimi në këtë moshë. Për mua ka ndodhur e kundërta”, ka theksuar 33-vjeçari Kane.