Nedim Bajrami e ka shënuar golin e parë këtë edicion në elitën e futbollit arab.
Bajrami që aktivizohet për Al-Taawonin shënoi gol ndaj Al-Riyadhit.
Por skuadra e Bajramit të shtunën mbrëma u mposht nga Al-Riyadhi me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 11-të.
Reprezentuesi i Shqipërisë golin e vetëm për Al-Taawonin e shënoi në minutën e 78-të.
Mesfushori me tipare sulmuese u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të.