Apoya a TIME. Preserva la verdad.
baloncesto

Bora regresa a la victoria y derrota de forma convincente a Sigal Prishtina.

Explorar

Pas dy disfatave radhazi, Bora, të shtunën është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll. 

Bora e mposhti Sigal Prishtinën me rezultatin 76:57, në ndeshjen që u zhvillua në Mitrovicë.

Çereku i parë u mbyll baras me shifrat 16:16. 

Bora diferencën e madhe e bëri në çerekun e dytë duke e fituar me rezultatin 28:9. 

Prishtina e fitoi çerekun e tretë 18:15, por dhjetëminutëshin e fundit e fitoi sërish Bora, 17:14. 

Për Borën ishte fitorja e katërt. Ndërsa për Prishtinën ishte disfata e tretë. Ka edhe tri fitore. 

Më i dalluari në fitoren e Borës ishte Laolu Oke me 19 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim. U veçua edhe Rrezart Memedi me 14 pikë, katër kërcime dhe dy asistime. 

Ndërsa lojë të mirë te Prishtina kishin Vincent Golson me 18 pikë, dy kërcime dhe një asistim dhe Bryson Dawkins me 16 pikë dhe tetë kërcime.