Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

¿La defensa será una preocupación para Kosovo?

PROTECCION

Arijanet Muriq ka pasur telashe me formë këtë edicion dhe qëndroi tri ndeshje rresht te Sassuolo në stol. U kthye të dielën mbrëma, ndërsa pësoi tre gola në humbjen 3:0 nga Roma. Portieri i dytë i Kosovës, Amir Shaipi, është në pritje të debutimit me Castellonin në kategorinë e dytë spanjolle. Ka një paraqitje për Kupë, ndërsa është rezervist i skuadrës në ndeshje kampionale.

Në prag të ndeshjeve të fundit në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve të UEFA-s, portierët e Kosovës nuk janë në momentin më të mirë. Por në përgjithësi paraqitja defensive e Kosovës pritet me shumë vëmendje.

Kosova të shtunën e pret Izraelin në “Fadil Vokrri”, ndërsa më 17 nëntor luan në Dublin ndaj Irlandës. Pikët për “Dardanët” janë shumë të vlefshme. 

Derisa në mesfushë e sulm, Franco Foda ka opsione të bollshme, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për mbrojtje. Kapiteni shumëvjeçar, Amir Rrahmani, vendosi papritur të largohet nga përfaqësuesja, i pakënaqur me mënyrën e drejtimit të federatës.

Lojtari që po shndërrohet në lider të mbrojtjes, Albian Hajdari, mungon për shkak të lëndimeve.

Mbrojtësi tjetër i qendrës, Lumbardh Dellova, ka kaluar një lëndim muskulor së fundi. Të shtunën luajti 63 minuta për Amedsporin në derbin turk ndaj Galatasarayt. Dellova me shumë gjasë do ta udhëheqë mbrojtjen, kurse përkrah tij mund të jetë Ilir Krasniqi.

Ndonëse në kampionat më inferior, atë të Ukrainës, Krasniqi nuk po luan rregullisht. Në ndeshjen e fundit u paraqit 90 minuta për Polissya Zhytomyr. Por në ndeshjen e parafundit ishte vetëm në stol. Pasi u kthye në Ukrainë pas paraqitjeve të fundit me Kosovën, Krasniqi ka luajtur në tri ndeshje dhe në tri të tjera ishte rezervist i pashfrytëzuar.

Edhe më pak hapësirë ka Ron Raçi te Hajduku i Splitit. Pas ndeshjeve me Kosovën, ai luajti në derbin ndaj Dinamos. Dhe më pas ishte vetëm rezervist për shumë ndeshje rresht.

Lajm i mirë për përzgjedhësin Foda është kthimi i Kreshnik Hajrizit. Pas një lëndimi që e mbajti gjatë jashtë, Hajrizi është stabilizuar te Sioni. Dhe do të jetë kandidat i fortë për të startuar ndaj Izraelit dhe Irlandës. Emër i ri në mbrojtje është kapiteni i Zurichut, Lindrit Kamberi. Në moshën 27-vjeçare, Kamberi e ka përvojën e duhur. Por nuk ka përvojë në nivel përfaqësuesesh dhe mbetet të shihet nëse Foda do t’i besojë minuta.

Bleon Kurtulush është po ashtu emër i ri në qendër të mbrojtjes. Ende 19-vjeçar, Kurtulush më shumë vlerësohet lojtar për ciklet e ardhshme kualifikuese se për dy ndeshjet e fundit të këtij cikli. Ai e ka të limituar hapësiren te Malmo.

Prej mbrojtësve të krahut, Mërgim Vojvoda po luan rregullisht tek Udinese. Por skuadrës po i mungojnë rezultatet në Serie A, kurse Vojvoda është prej lojtarëve më të kritikuar. Megjithatë, te Kosova vlerësohet i pazëvendësueshëm.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Dion Gallapeni është stabilizuar te Wisla Plock në Poloni, kurse alternativë për të është Milot Avdyli që luan vazhdimisht në Slloveni te Celje.

Në ndeshjen e fundit, ndaj Austrisë, për Kosovën luajtën Krasniqi, Raçi, Dellova, Vojvoda e Gallapeni, kurse në portë ishte Shaipi. Edhe në atë ndeshje Kosova kishte mungesa të rëndësishme. Ndeshja përfundoi 1:1, kurse mbrojtja te goli i pranuar nuk kishte vendosjen më të mirë. 

Ndaj Izraelit, më 1 tetor, mbrojtja përbëhej nga Vojvoda, Krasniqi, Dellova, Avdyli dhe Shaipi në portë. 

Fodës i duhet të gjejë përbërjen më të mirë për mbrojtje, në ndeshjet që kanë fituar në peshë sidomos sa i takon renditjes më të mirë në vazo për shortin e kualifikimeve për Euro 2028.