Apoya a TIME. Preserva la verdad.
economía

Kosovo importó bienes por valor de más de 6.3 millones de euros en tan solo 10 meses, mientras que las exportaciones no alcanzaron los 1 millones.

costumbres de kosovo

Kosova ka importuar mallra në vlerë prej mbi 6.3 miliardë eurosh gjatë periudhës janar–tetor 2026, ndërsa eksportet arritën në 960 milionë euro.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, importi shënoi rritje prej 8.5% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, kur vlera e mallrave të importuara ishte 5.81 miliardë euro.

Rritje më të theksuar në përqindje pati eksporti, i cili nga 774.8 milionë euro në 10 muajt e parë të vitit 2025 arriti në 960 milionë euro gjatë vitit 2026, apo 23.9% më shumë.

Megjithatë, diferenca ndërmjet importeve dhe eksporteve vazhdon të mbetet e lartë. Deficiti tregtar për periudhën janar–tetor 2026 arriti në 5.34 miliardë euro, nga 5.04 miliardë euro në periudhën përkatëse të vitit paraprak.

Të dhënat mujore tregojnë se korriku ishte muaji me importin më të lartë gjatë vitit 2026, me 716.7 milionë euro, i ndjekur nga tetori me 694.9 milionë euro dhe qershori me 676.3 milionë euro.

Ndërkaq, eksporti më i lartë u regjistrua në tetor, me 124.2 milionë euro, krahasuar me 91.8 milionë euro në tetor 2025.

Në janar 2026, importet kishin vlerën 423.5 milionë euro, ndërsa eksportet 60.2 milionë euro. Gjatë muajve në vijim, tregtia e jashtme shënoi luhatje, por importet mbetën dukshëm më të larta se eksportet në secilin muaj.

Pavarësisht rritjes së eksporteve, Kosova vazhdon të ketë varësi të lartë nga mallrat e importuara, ndërsa deficiti tregtar është thelluar në vlerë absolute krahasuar me vitin paraprak.

Sa i përket origjinës së mallrave, Kina kryeson listën e vendeve nga të cilat Kosova ka importuar më së shumti gjatë 10 muajve të parë të vitit 2026, duke kaluar Gjermaninë, e cila mbante vendin e parë në periudhën përkatëse të vitit të kaluar.

Vlera e mallrave të importuara me origjinë nga Kina arriti në 879.4 milionë euro, krahasuar me 773 milionë euro gjatë periudhës janar–tetor 2025. Gjermania renditet e dyta me 838.6 milionë euro, ndërsa Turqia e treta me 740.3 milionë euro.

Pas tyre vijnë Italia me 354.9 milionë euro, Maqedonia e Veriut me 314.4 milionë, Greqia me 309.5 milionë, Polonia me 242.1 milionë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 240.9 milionë, Shqipëria me 225.2 milionë dhe Serbia me 195.3 milionë euro.

Ndryshe nga importet, ku dominojnë Kina, Gjermania dhe Turqia, eksportet e Kosovës vazhdojnë të orientohen kryesisht drejt tregjeve rajonale.

Shqipëria mbetet destinacioni kryesor i eksporteve, me 182 milionë euro gjatë periudhës janar–tetor 2026, nga 130.7 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në vendin e dytë renditet Maqedonia e Veriut me 148.6 milionë euro, e ndjekur nga Gjermania me 94.4 milionë dhe Zvicra me 92.2 milionë euro, shkruan Ksp.

Në mesin e 10 destinacioneve kryesore të eksporteve janë edhe Serbia me 61.4 milionë euro, Mali i Zi me 50.6 milionë, Turqia me 36.4 milionë, Italia me 31.4 milionë, Holanda me 28.3 milionë dhe Bullgaria me 21.8 milionë euro.

Vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përbëjnë rreth 34.4% të vlerës së përgjithshme të eksporteve të Kosovës, ndërsa Kina, Gjermania dhe Turqia së bashku zënë rreth 39% të importeve.

Kujtojmë se Kosova gjatë tërë vitit 2025 (janar-dhjetor) ka shënuar nivelin më të lartë të importit ndonjëherë, duke arritur në 7.11 miliardë euro.