Apoya a TIME. Preserva la verdad.
baloncesto

El entrenador de Trier habla con respeto sobre Trepca.

Jacques Schneider

Trajneri i Trierit të Gjermanisë, Jacques Schneider, e ka cilësuar të vështirë përballjen me kampionen e Kosovës në basketboll, Trepçën. Ai ka thënë se Trepça në radhët e saj ka lojtarë amerikanë me përvojë të madhe.

“Unë besoj se kjo do të jetë padyshim një ndeshje shumë e ngushtë”, ka thënë trajneri Schneider për mediumin gjerman “SËR”.

Ndeshja ndërmjet Trierit dhe Trepçës luhet të mërkurën nga ora 20:00 dhe i takoh Grupit A të “FIBA Europe Cup”.

“Trepça ka një ekip me shumë amerikanë me përvojë në radhët e saj. Duhet të jesh plotësisht i vëmendshëm që nga fillimi, të dominosh në mbrojtje, të futesh në ritëm dhe më pas të tregosh se jemi skuadra më e mirë në parket”, është shprehur Schneider.

Trieri është në vendin e parë me katër fitore. Trepça ka tri fitore e një humbje.