Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Los diputados de la oposición invitan a los pacientes a demandar al Estado por comprar medicamentos que deberían recibir gratuitamente.

KHUCS

Foto: Archivo

Pacientët që detyrohen t’i blejnë vetë barnat që janë pjesë e listës esenciale, mund të kërkojnë kompensim për shpenzimet e tyre. Deputetë të opozitës u kanë bërë thirrje atyre që t’i ndjekin rrugët ligjore, ndërsa Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është ofruar t’i mbështesë ata që nuk kanë mundësi financiare për këtë proces

Për barnat që janë në listën esenciale dhe pacientët detyrohen t’i sigurojnë vetë mund të kërkojnë kompensim nga shteti.

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi nga partitë opozitarë kanë thënë se, kur pacientët përballen me mungesë të medikamenteve, duhet t’i ndjekin rrugët ligjore për të kërkuar kompensim.

Kryetari i Komisionit për Shëndetësim, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se është detyrim i shtetit që barnat e përfshira në listën esenciale t’i sigurojë.

Por, për sigurimin e tyre, Ismaili është shprehur se pacientët po përballen edhe me vështirësi për të dëshmuar blerjen e barnave, sidomos kur ato sigurohen pa faturë.

“Kështu që është shumë e drejtë që ata t’i ndjekin rrugët ligjore, që të kërkojnë kompensim, sepse ato ilaçe duhet të jenë në spitalet tona. Dhe çka shpesh po përballen pacientët tanë, që po i blejnë ilaçet kontrabandë, këtu bëhet problemi i kompensimit, sepse duke qenë kontrabandë, ai nuk ka faturë. Edhe pra, i detyrojnë që të shkojnë të blejnë në barnatore të caktuara, ata marrin, nuk kanë faturë, nuk kanë si të kompensohen. Këtu është një cikël i madh abuzimi që po ndodh në kohën më të vështirë të një familjeje. Pra, nuk ka kohë më të vështirë sesa përballja me një sëmundje që ka rrezikshmëri të lartë të vdekjes”, ka thënë ai.

Edhe anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, Albana Bytyqi nga Aleanca, ka thënë se kompensimi është një e drejtë që u takon pacientëve.

“Pra, kur bëhet ai ligj, i mungojnë barnat, ai i mbulon shpenzimet. Patjetër, është e drejtë e secilit pacient të kërkojë kompensimin për barna, pasi ato barna duhet të jenë në institucionet shëndetësore. Pra, pacienti duhet të shkojë me faturë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe të kërkojë subvencionimin e tyre”, ka thënë Bytyqi.

Për mungesën e barnave në klinikat e QKUK-së, Avokati i Popullit ka nisur një hetim, i cili do të përfshijë edhe çështjen e kompensimit të pacientëve që janë detyruar t’i sigurojnë vetë terapitë nga lista esenciale.

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, në një përgjigje për KOHËN, ka thënë se pacientët që kanë dëshmi se i kanë blerë vetë barnat e që janë pjesë e listës esenciale dhe nuk kanë mundësi financiare për t’i ndjekur rrugët ligjore, mund të kërkojnë ndihmë nga ky institucion.

“Nëse pacientët paraqesin dëshmi se kanë blerë privatisht barna që kanë qenë të përfshira në listën esenciale, por që nuk kanë qenë në dispozicion në institucionet publike shëndetësore, Agjencia mund të shqyrtojë kërkesën e tyre për ndihmë juridike falas. Në kuadër të këtij shqyrtimi vlerësohen dokumentacioni mjekësor, dëshmitë e blerjes së barnave, rrethanat e mungesës së tyre dhe baza juridike për kërkesën përkatëse. Në rastet që lidhen me mungesën e barnave, dokumentet përkatëse mund të përfshijnë raportet mjekësore, recetat, faturat e blerjes së barnave, komunikimet ose përgjigjet e institucioneve shëndetësore dhe dëshmitë e tjera relevante. Kërkesa paraqitet në zyrën përkatëse të Agjencisë dhe shqyrtohet sipas procedurës ligjore”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.

KOHA ha informado reiteradamente sobre casos en los que los pacientes se ven obligados a costearse sus propias terapias, gastando miles de euros en medicamentos que deberían ser accesibles a través del sistema público de salud.
Mientras tanto, la Clínica Oncológica continúa sufriendo escasez de terapias como Dabrafenib, Avastin y Sorafenib.