Apoya a TIME. Preserva la verdad.
baloncesto

Peja gana en la Superliga después de casi dos meses.

KB Peja

Pas shtatë humbjeve rresht në Superligën e Kosovës, Peja e ka regjistruar fitoren e parë. 

Peja të dielën mbrëma fitoi 88:80 ndaj Vëllaznimit në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Ishte ndeshja e fundit e xhiros së 10-të.

Ishte fitorja e parë për pejanët në elitën e basketbollit kosovar që prej 26 shtatorit. Fitorja tjetër ishte në xhiron e parë, me rezultat zyrtar ndaj Sigal Prishtinës. 

Mysafirët ishin në epërsi prej tri pikësh pas pjesës së parë 47:44. 

Dallimin në rezultat, Peja e bëri në çerekun e tretë të cilin e fitoi 24:12, për epërsinë 71:56. 

Vëllaznimi u afrua në rezultat në fundin e ndeshjes, por nuk arriti të bëj përmbysje dhe Peja iu gëzua fitores me tetë pikë. 

Domenic Artis shkëlqeu me në fitore me dyshifror të dyfishtë prej 24 pikëve e 10 kërcimeve. Ai i pati edhe pesë asistime. Xavier Johnson e ndihmoi fitoren me 24 pikë, derisa Gray Ricks Jr i shtoi 21 pikë të tjera. 

Kentrell Pullian ishte më i miri te skuadra gjakovare me 27 pikë, gjashtë kërcime e po aq asistime. 

Peja me fitore tani ka 13 pikë, me tri fitore e shtatë disfata. 

Vëllaznimime 12 pikë, ka tetë humbje e dy fitore, sa edhe Rahoveci 029.