“Zhegrova është liruar për shkak të lëndimit, i cili ia pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës”.
Kështu kishte shkruar të dielën e kaluar Federata e Futbollit e Kosovës për mungesën e Edon Zhegrovës për ndeshjen e së martës kundër Iralndës. Ai u lirua nga grumbullimi një ditë pas barazimit 0:0 ndaj Izraelit.
Zhegrova startoi ndaj Izraelit dhe në fillim të javës u kthye te Juventusi.
Dhe, të dielën, luajti për herë të parë nga fillimi në ndeshje të Serie A, që kur iu bashkua Juventusit në shtatorin e vitit të kaluar. Ai e mbylli ndeshjen me asistim.
Zhegrova asistoi për Juan Cabal në minutën e 65-të, i cili shënoi golin për 3:0.
Juventusi e fitoi 4:0 ndeshjen e xhiros së 12-të të Serie A kundër Venezias.
Për Zhegrovën pati fjalë të mëdha trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti. E vlerësoi “gjeni”.
“Zhegrova është lojtar i jashtëzakonshëm, ai bën gjëra që as vetë nuk mund t’i shpjegojë. Ai është gjeni dhe mund të bëjë diferencën. Kur duket sikur gjithçka është e mbyllur, ai del me një shpikje që nuk mund të shkruhet në asnjë tabelë të zezë”, ka thënë Spalletti pas ndeshjes.
Megjithatë, për 27-vjeçarin e Kosovës pati edhe kritika nga trajneri i “Zonjës së Vjetër”. Në të vërtetë Spalletti nuk i ka kursyer asnjëherë kritikat për kosovarin.
“Pastaj ka momente ku nuk mund ta gjejë pozicionin e tij dhe e humb topin, gjë që na kushton me kundërsulme”, ka theksuar Spalletti.
Zhegrova ka tri asistime e dy gola në Serie A këtë edicion me fanellën e Juventusit.
Vetë Zhegrova u shpreh i lumtur për fitoren. Ai publikoi një set të fotografive në rrjetet sociale.
Vendosi fotografinë e lojtarëve titullarë, festën me shqiponjë së bashku me Kolo Muanin, gëzimin me Juan Cabalin, dhe këmbët e tij me top.
En la descripción, Zhegrova dijo que era una "victoria importante".
“Faleminderit tifozëve dhe të gjithë atyre qe jeni deri në fund, Forca Juventus”, ka shkruar Zhegrova në “Instagram”.
Për Zhegrovën ka pasur shkrime të shumta të dielën. Mediumet në Itali raportuan se Zhegrova mund të paraqitej kundër Venezias pak ditë pasi ishte kthyer në kampin e Juventusit, pas largimit të parakohshëm nga grumbullimi me Kosovën.
Ishte raportuar se Zhegrova nuk ishte i lënduar, por vuante nga “ngarkesa e muskujve”. Ka pasur reagime të shumta të dielën në Kosovë. Ka pasur edhe kërkesa për sqarime nga Federata e Futbollit e Kosovës nëse Zhegrova kishte vërtetë lëndim apo ishte liruar me kërkesë të tij nga grumbullimi.
Edhe në të kaluarën ka pasur dyshime se lojtarët me dëshirë të tyre janë liruar nga grumbullimet, me arsyetime se janë të lënduar.
Ndeshja me Irlandën ishte e rëndësishme për Kosovën. Me humbje, “Dardanët” lëshuan rastin për paraqitje në plejof për kalim në Ligën A dhe po ashtu do të jenë një vazo më poshtë në shortin e kualifikimeve për “Euro 2028”.
Zhegrova me Juventusin ka kontratë deri në vitin 2030. Herë pas here ka raportime në Itali se Zhegrova mund të lirohet në janar. Ai nuk është i përfshirë te Juventusi për ndeshjet në Ligën e Evropës.
Në total për Juventusin ka 37 ndeshje, ndërsa për Kosovën ka shënuar gjashtë gola në 51 ndeshje.