Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Líder de la lista de estudiantes en Serbia: El diálogo con Kosovo y la integración europea continuarán.

Illija Sërdanoviq

Lista Studentore do ta vazhdojë dialogun me Kosovën, të zhvilluar gjatë qeverisjes së mëparshme. Kjo nënkupton edhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në vitin 2013 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, thotë Illija Sërdanoviq, i pari në listën që fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

“Vazhdimi i dialogut për çështjen e Kosovës dhe Metohisë është pjesë themelore e planit studentor. E gjithë platforma e marrëdhënieve të brendshme dhe ndërkombëtare të Serbisë mbështetet në respektimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë. Prandaj, edhe platforma për bisedimet dhe të ardhmen e Kosovës dhe Metohisë është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë”, ka thënë ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL). 

Sërdanoviq thotë se pushteti i ri do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara gjatë qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit.

“Absolutisht. Mbetemi të hapur dhe lëmë hapësirë për dialog të hapur dhe për zgjidhjen e çështjeve, para së gjithash, në interes të qytetarëve tanë dhe të të gjithëve në bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë ai kur është pyetur nëse mbeten të përkushtuar ndaj dialogut dhe zbatimit të plotë të marrëveshjeve.

“Kjo do të thotë se ne, si shoqëri dhe si pushtet i përgjegjshëm, në të ardhmen do t'i respektojmë protokollet e dakorduara ndërkombëtarisht. Të gjitha protokollet që zyrtarët tanë kanë dakorduar në emër të Serbisë mund të rishqyrtohen për të përcaktuar nëse janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë”, ka thënë ai kur është pyetur nëse kjo nënkupton edhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit.

Siç shkuran REL kjo vlen për marrëveshjet politike, ndërsa sa u përket kontratave me kompanitë e huaja për investime në Serbi, ato do të respektohen “nëse janë në përputhje me sistemin juridik të Serbisë dhe aktet ndërkombëtare”.

Sërdanoviq thekson, gjithashtu, se Serbia do ta vazhdojë procesin e integrimit evropian dhe se do të bëhet gjithçka që qytetarët të informohen për përfitimet që sjell anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Ai përsërit thirrjen për shmangien e çdo forme revanshizmi në Serbi, dhe thotë se përgjegjësinë për gjendjen aktuale të sigurisë e mban Qeveria në largim, e cila është në detyrë.

Sërdanoviq ishte i pari në Listën Studentore, i zgjedhur përmes vendimeve të plenumeve të fakulteteve në Serbi. Strategjia e kësaj lëvizjeje, e cila doli nga protestat dyvjeçare kundër korrupsionit dhe në mbështetje të sundimit të ligjit, ishte organizimi pa një udhëheqës të vetëm.

Pas fitores bindëse ndaj forcave të Aleksandar Vuçiqit, të cilat qeverisën Serbinë për 14 vjet, shtrohet edhe pyetja se kush do të jetë kandidati i Listës Studentore për kryeministër.