Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Rexhepi: Los castigos inmerecidos para los violadores, uno de los factores en el asesinato de mujeres.

Arijeta Rexhepi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryesuesja e grupit të grave, Arijeta Rexhepi ka thënë se pas raportit që e ka kërkuar kryeministri Albin Kurti nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë, do të kuptohet se ku ka dështuar adresimi i përgjegjësisë institucionale në rastin e Arlinda Zekajt.

Rexhepi në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka deklaruar se te vrasjet e grave problemi është edhe zinxhiror. Ajo ka thënë se dhunuesit nuk po i marrin dënimet meritore dhe se ky është një nga faktorët që po ndikon në këtë numër të vrasjeve të grave dhe dhunës në familje.

“Sa i përket Qendrave për Punë Sociale, Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë i kanë adresuar këto duke formuar edhe strategji të mirëfillta për të funksionuar siç është më së miri kjo çështje. Por, nuk është vetëm Qendra për Punë Sociale, është edhe Gjyqësori, Prokuroria por edhe Policia, një zinxhir ku ndoshta edhe dhunuesit po marrin dënim jomeritor edhe kjo po ndikon ndoshta në shoqërinë tonë që s’qenka problem të bëjë dhunë sepse po u dënojshe shumë pak”, ka thënë Rexhepi.

Bazuar në këtë, Rexhepi ka thënë se gjithmonë kanë qenë kritikues ndaj Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës porse janë akuzuar për ndërhyrje në drejtësi. Ajo potencoi se qëllimi ka qenë që rastet të trajtohen sipas ligjit dhe përgjegjësive në të cilat thirren.

“Ne gjithmonë kemi qenë kritikues ndaj Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial për mospunën e tyre të duhur në raste të ndryshme. Jemi kritikuar në anën tjetër se ju ndërhyni në drejtësi. Nuk është qëllimi të ndërhyhet në drejtësi, por të kryhet detyra ashtu siç duhet, siç është e paraparë me ligj. Jo të jepet ndonjë qëndrim i dikujt vetëm sepse e sheh dhunën dhe gruan në ndonjë këndvështrim të tij por të bazohet në ligje, ato duhet të zbatohen”, ka deklaruar Rexhepi në emisionin “60 Minuta”.

Gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë edhe 54 orë për të dorëzuar raportin për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, për të sqaruar dështimet e mundshme në secilën hallkë të zinxhirit institucional. 

Ndërkohë, të hënën Kuvendi i Kosovës me 67 vota për, në kuadër të rezolutës 14-pikëshe ka themeluar një Komision Parlamentar i cili do të merret me hetimin e vrasjes së Zekajt.

Esta resolución tenía como primer punto la creación de esta comisión, y también prevé: la creación de una línea de asesoramiento gratuita para parejas y familias que afrontan dificultades; la prestación de servicios especializados para la prevención de la conducta violenta y su reincidencia; y el asesoramiento psicológico y la educación para la prevención de la violencia en la preadolescencia.