Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Malas noticias para el Chelsea: Pedro estará de baja varias semanas.

Juan Pedro

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka konfirmuar se sulmuesi Joao Pedro do të mungojë për disa javë për shkak të një lëndimi në kofshë. 

Braziliani Pedro i mungoi Chelseat edhe në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Tottenham Hotspurit. 

Pedro lëndimin e pësoi në stërvitje. Alonso ka bërë të ditur se klubi ende po kryen vlerësime për të përcaktuar shkallën e lëndimit. 

“Ai ka një dëmtim në kofshë. Ai do të mungojë disa javë. Le të shohim sa. Ai është lojtar kyç. Do të na mungojë. Por duhet të jemi të gatshëm të përballojmë dëmtimin dhe të jemi garues dhe të fitojmë ndeshje me lojtarët që kemi në dispozicion. Kjo është situata”, ka thënë spanjolli Alonso. 

25-vjeçari Pedro është prej sulmuesve kryesorë të Chelseat. 

Ai këtë edicion në shtatë ndeshjet e luajtura në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tri asistime.