Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Rama: Kurti y yo discutimos la participación de Japón en el proyecto ferroviario Durrës-Prishtina-Nish

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se në takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë diskutuar mundësinë e përfshirjes së Japonisë në projektin e hekurudhës që do të lidhë Durrësin me Prishtinën dhe më pas me Nishin, për të vazhduar drejt Evropës Qendrore.

Rama këtë ide ua ka prezantuar disa sipërmarrësve japonezë, në një takim të mbajtur të martën në zyrën e tij në Tiranë, duke u bërë thirrje që ta shqyrtojnë mundësinë e investimit dhe bashkëpunimit në realizimin e projektit.

Ai ka theksuar rëndësinë strategjike dhe ekonomike të kësaj hekurudhe, duke përmendur edhe dimensionin e sigurisë dhe rëndësinë e saj për NATO-n, për shkak të infrastrukturës së re portuale që po ndërtohet në Durrës.

“Së bashku me kryeministrin e Kosovës kemi biseduar më shumë se një herë se sa mirë do të ishte ta përfshinim Japoninë në projektin e hekurudhës së re nga Durrësi në Prishtinë, e cila më pas kalon nëpër Nish dhe lidhet me Evropën Qendrore. Kjo hekurudhë ka gjithashtu rëndësi shumë, shumë të madhe për NATO-n, për shkak të portit të ri në Durrës, i cili do të ketë edhe një degë të dedikuar 100 për qind për veprimtaritë ushtarake dhe ato të NATO-s”, ka thënë Rama.

Ai u ka propozuar përfaqësuesve japonezë që ta shqyrtojnë projektin dhe të japin vlerësimin e tyre për mundësinë e përfshirjes në të.

“Së bashku me Qeverinë e Kosovës, jemi gati të punojmë me ju ose me cilindo partner nga Japonia për të parë nëse mund ta realizojmë këtë projekt”, ka deklaruar Rama.