Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Rexhepi habla del golazo en la Bundesliga.

Dafina Rexhepi

Dafina Rexhepi, motra e futbollistit të Kosovës, Enis Rexhepi, është e lumtur për golin e realizuar të hënën mbrëma, por jo edhe me rezultatin e ndeshjes.

Rexhepi shënoi me goditje nga distanca në minutën e 46-të, ndërsa asistoi për golin e dytë të Stuttgartit që humbi nga Bayern Leverkuseni me rezultatin 3:2, në kuadër të xhiros së dhjetë të Bundesligës për futbolliste. 

“Jam e lumtur për golin tim, por sigurisht jo me rezultatin. Ne jemi një ekip pozitiv, pavarësisht nëse është humbje, fitore apo barazim. Mësojmë nga çdo përvojë. Tani do të japim gjithçka në ndeshjen para pushimit ndërkombëtar dhe shpresojmë për tre pikë”, tha Rexhepi për faqen e Stuttgarit.

Stuttgarti zë vendin e nëntë me 11 pikë.