Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Enfrentamiento físico en la Asamblea de Mitrovica

Enfrentamiento físico en la Asamblea de Mitrovica

Debati për çështjen e financimit të klubeve sportive në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka përfunduar në përplasje fizike mes drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani, dhe asamblistit të Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Berisha.

Përplasja verbale nisi gjatë diskutimit, kur drejtori Asllani iu drejtua shefit të grupit të asamblistëve të PDK-së, Shkëlqim Ibrahimi, me fjalët “ju nuk keni fytyrë”. Pas kësaj, asamblisti Artan Berisha reagoi duke e pyetur “kush nuk ka fytyrë”, ndërsa Asllani iu drejtua atij me fjalët “hajde jashtë”.

Më pas, asamblisti i PDK-së doli nga salla, ndërsa në korridorin e Kuvendit Komunal pati përplasje fizike mes asamblistit Artan Berisha dhe Mon Nezirit, shoferit të kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, raporton KosovaPress.

Si pasojë e tensioneve, seanca e Kuvendit Komunal, e cila ishte thirrur të mbahej në mbledhje të rregullt, është ndërprerë për të vazhduar pas një ore.