Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

López ya no gastará millones de dólares en proyectos impulsivos como "This Is Me...Now".

Jennifer López

Jennifer López

Foto: Prensa asociada

Artistja Jennifer Lopez ka pranuar se projekti i saj ambicioz muzikor “This Is Me...Now” i ka kushtuar shumë, jo vetëm financiarisht, por edhe emocionalisht. Këngëtarja, e cila raportohet se investoi rreth 20 milionë dollarë nga pasuria e saj personale për albumin, filmin dhe dokumentarin shoqërues, thotë se nuk do ta përsërisë më një përvojë të tillë, ka shkruar MujerPrimero.

Gjatë një interviste në podcastin “Popcast” të The New York Times, 57-vjeçarja ka folur hapur për projektin, duke pranuar se, pavarësisht përkushtimit të madh, publiku nuk reagoi ashtu siç kishte shpresuar.

Në album, Lopez kishte vendosur të tregonte anën e saj më të ndjeshme dhe të fliste për papërsosmëritë personale. Megjithatë, ajo ka pranuar se kjo qasje nuk gjeti lidhjen e dëshiruar me dëgjuesit.

Projekti përfshinte albumin “This Is Me...Now”, filmin “This Is Me...Now: A Love Story” dhe dokumentarin “The Greatest Love Story Never Told”.

Sipas këngëtares, madhësia e projektit përfundimisht e la në hije atë që kishte më shumë rëndësi për të, muzikën.

“Duke e parë tash, mendoj se i gjithë projekti e la në hije vetë muzikën, që ishte e vetmja gjë për të cilën interesohesha vërtet. Kjo më zhgënjeu”, ka thënë ajo.

Megjithatë, pasi e rishikoi filmin kohët e fundit me një shoqe, Lopez  ka thënë se e vlerëson më shumë guximin dhe përmasat e asaj që kishte realizuar.

“Mendova: ‘Uau, ky ishte një projekt vërtet ambicioz’. Ishte diçka e madhe dhe përcillte një mesazh. Jam krenare për të, sepse ndiej se isha në një rrugëtim që as vetë nuk e kuptoja plotësisht”, u shpreh ajo.

Projekti mori vëmendje edhe për shkak të kostos së raportuar prej 20 milionë dollarësh, pasi një partner i mundshëm financiar u tërhoq dhe Lopez vendosi ta financonte vetë. Sipas raportimeve të revistës Variety, ajo investoi personalisht këtë shumë në album, film dhe dokumentar.

E pyetur nëse do të ndërmerrte sërish një investim të tillë, këngëtarja u përgjigj duke qeshur: “Por, meqë ra fjala, kurrë më! E them seriozisht. E mësova mësimin tim”.

Ndërkohë, Jennifer ka nisur të punojë sërish në studio muzikore. Një nga arsyet që e ka shtyrë drejt krijimtarisë së re është edhe një ndryshim i rëndësishëm në jetën familjare: binjakët e saj 18-vjeçarë, Max dhe Emme,  janë larguar nga shtëpia për të vazhduar studimet në universitet.

Këngëtarja ka treguar se kjo periudhë i ka sjellë shumë emocione dhe e ka bërë të reflektojë për atë që dëshiron të bëjë në të ardhmen.

“Kam kaq shumë emocione brenda vetes, sa vendosa të kthehem në studio. Nuk po mendoj për atë që kam bërë më parë. Po mendoj vetëm: Çka dua të bëj tash? Çka më bën të ndihem mirë? Çka dua të them?”, ka treguar ajo.

Lopez ka pranuar se po hyn në një fazë të re të jetës, ku për herë të parë dëshiron të përqendrohet më shumë te vetja dhe jo vetëm te nevojat e familjarëve apo njerëzve përreth saj.

“Për herë të parë, sidomos për mua si grua, nuk po mendoj për askënd tjetër. Nuk po mendoj për mamanë, babanë, bashkëshortin, të dashurin apo fëmijët e mi. Për herë të parë mund të mendoj për veten”, u shpreh këngëtarja.

Ajo pranoi se ky ndryshim është njëkohësisht i frikshëm, i trishtueshëm dhe emocionues.