Pas tensioneve të së mërkurës në sallën e Kuvendit mes deputetëve të PDK-së e Aleancës me ata të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka dërguar ftesa për takime kryetarëve të partive politike të tri subjekteve kryesore politike të përfaqësuara në Kuvend: Bedri Hamzës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Ardian Gjinit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Burime të KOHËS kanë thënë se Kurti nuk ka caktuar një datë për takimet, por e ka lënë kohën të hapur, në mënyrë që takimet të zhvillohen kurdo që liderët e partive të tjera janë të gatshëm.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, është përgjigjur shkurt se “është çështje e mbyllur”, kur është pyetur nëse Hamza do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit.
Ftesës i paraprinë përplasjet verbale e fizike mes deputetëve të mërkurën në hapësirat e Kuvendit.
Los diputados del Partido Democrático de Kosovo y de la Alianza presentes en la sala solicitaron al presidente de la sesión constitutiva, Avni Dehari, que pidiera su continuación.
además
Competencia por las excavaciones en las aldeas de Zubin-Potok: A partir de hoy, la atención se centrará en la tercera ubicación.
Deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë kanë dhënë betimin në seancën konstituive, e cila nisi të enjten dhe u ndërpre në pikën për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Kurti doli në foltoren e Kuvendit me kërkesën për të paraqitur propozimin për kryeparlamentar, por kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i propozoi që punimet të pauzoheshin, me qëllim zhvillimin e diskutimeve me përfaqësuesit e partive të tjera parlamentare për të gjetur një zgjidhje lidhur me presidentin.
Dy ditë më vonë u thirr vazhdimi i seancës, por Kurti përsëri ka përdorur të njëjtin argument, duke refuzuar të paraqesë propozimin për kryeparlamentarin.
Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, Hamza i ishte përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit. Megjithatë, pas takimit, ai kishte deklaruar se PDK-ja do të mbetet në opozitë dhe se Vetëvendosja i ka në dispozicion subjektet e tjera për të arritur marrëveshje të mundshme për formimin e institucioneve.
además
El diputado del VV afirma no tener vínculos familiares con la persona que amenazó a Haradinaj y advierte de una demanda.
Ndërkaq, Gjini është i vetmi nga liderët e partive që ka refuzuar të gjitha ftesat. Megjithatë, ai ka deklaruar publikisht se deputetët e Aleancës do të marrin pjesë në konstituimin e Kuvendit, votimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, nëse qeveria e re do t’i zbatojë pesë kërkesat e kësaj partie. Këto kërkesa përfshijnë çështje që nga projektet në sektorin e energjisë deri te ndarja e rreth 1 miliard eurove për kryeqytetin.
Abdixhiku, ndërkaq, ka zhvilluar katër takime me Kurtin, përfshirë edhe një takim pas ndërprerjes së seancës konstituive. Në takimin e fundit, të dy kanë diskutuar për dallimet rreth zgjedhjes së presidentit. Kurti ka insistuar që kreu i shtetit të jetë partiak, ndërsa Abdixhiku ka thënë se ky post duhet t’i takojë LDK-së.