Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Se anuncian protestas incluso al séptimo día del asesinato de Arlinda Zekaj.

protesta

Edhe të dielën do të ketë protesta në kërkim të drejtësisë e përgjegjësisë institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë të ditur se protesta do të organizohet me fillim prej orës 17:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Do të jetë dita e pestë rresht e protestave.

E të dielën bëhen një javë prej vrasjes së 49-vjeçares nga ish-kunati i saj.

“Të dielën shihemi prapë te sheshi Zahir Pajaziti në ora 17:00.  Nesër bëhen shtatë ditë nga dita kur Arlinda Zekaj u vra e pesë ditë që ne jemi në rrugë duke kërkuar drejtësi për të e për çdo grua të vrarë. Pesë ditë që me ngulm kërkojmë siguri dhe liri për çdo grua të gjallë. Kërkesat tona janë të qarta por shteti vazhdon të refuzojë të na dëgjojë. Ne nuk zmbrapsemi dhe çdo ditë që çel do të na gjejë në sheshe e përballë institucioneve që e dështuan Arlindën e po vazhdojnë ta dështojnë çdo çikë e gru në Kosovë.  Këtë të diel mos rrini në shtëpi, dilni e bashkohuni në protestë. Le ta çojmë amanetin e Arlindës në vend”, thuhet në thirrjen e Kolektivit për protestë.

Arlinda Zekaj fue asesinada el 25 de octubre en Vitomirica, Peja, por su excuñado. Fue asesinada pocos días después de haber alertado a las autoridades mediante una carta sobre el peligro que corría su vida. El asesinato ocurrió tras su regreso de la comisaría, donde había denunciado a su exmarido por amenazas.

Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta, protesta dhe masa në institucione. Në mesin e zhvillimeve pas rastit është edhe dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe suspendime të prokurorëve e policëve.

Protestuesit po kërkojnë që vrasja e grave të trajtohet si çështje urgjente kombëtare. Ata kanë kërkuar ndjekje penale të prokurorëve e gjyqtarëve që janë marrë me rastin e saj. Kanë kërkuar edhe shkarkimin e ministrave të Drejtësisë, Donika Gërvalla, e atij të Brendshëm, Xhelal Sveçla, pasi refuzuan dorëheqjen. E dorëheqje i është kërkuar edhe kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.