Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Una mujer de 82 años falleció a consecuencia de una explosión en un apartamento en Elbasan.

elbasan

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e së mërkurës në një apartament në lagjen “Beqir Dardha” të Elbasanit, duke lënë të vdekur një 82-vjeçare.

Si pasojë e shpërthimit, raportohet se janë shembur muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit dhe 82-vjeçarja e cila jetonte në apartamentin ngjitur ka vdekur.

Si pasojë e shpërthimit një person rezulton i zhdukur, ndërsa 10 persona të asfiksuar kanë marrë ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Chanel raporton se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa shkatërroi tërësisht pallatin, duke e bërë atë të pabanueshëm.

Ende janë të paqarta shkaqet e shpërthimit, ndërsa dyshohet për një bombol gazi. 

Ekspertët e kanë vlerësuar ndërtesën të pabanueshme, ndërkohë që po merren masa për strehimin e banorëve.

Struktura e pallatit u dëmtua tërësisht nga shpërthimi. Tre kate u bashkuan në një, fasadat u rrëzuan, ndërsa banorët, të moshuar dhe fëmijë, u evakuuan me shkallë emergjence nga ekipet zjarrfikëse.