Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Kurti: El Ministerio de Justicia y el Ministerio del Interior tienen 54 horas más para informar sobre el caso de Arlinda Zekaj.

albin crear

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë edhe 54 orë për të dorëzuar raportin për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, për të sqaruar dështimet e mundshme në secilën hallkë të zinxhirit institucional. Ai paralajmëroi se do të ketë masa në përputhje me ligjin dhe rregulloret.

Kurti tha se raporti duhet ta ndriçojë rastin deri në fund, por edhe të trajtojë rastet e ngjashme, duke theksuar se gratë që janë viktima të dhunës vazhdojnë të përballen me rrezikun nga personat që i kërcënojnë.

“54 orë nga ky moment i kanë Ministria e Punëve të Brendshme edhe Ministria e Drejtësisë, dhe kjo është rezultat që në seancën e mbrëmshme kur u votua me 67 vota rezoluta, unë thashë që ata i kanë 72 orë. Natyrisht që do të ketë edhe masa në përputhje me ligjin e me rregulloret. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, e dimë, por tash shpejtësia është kryesore. Thjesht, Arlinda Zekaj është dëshmore e betejës për drejtësi në Republikën e Kosovës, në kushtet kur neve si shtet e shoqëri duhet ta drejtojmë drejtësinë, dhe kjo mund të çojë shumë lehtë, e fort shpejt, në hetimin e hetuesve, aktakuzë prokurorëve dhe gjykime gjykatave”, tha Kurti.

Ai theksoi se reforma në sistemin e drejtësisë nuk është vetëm e rëndësishme, por tashmë urgjente, duke përmendur kritikat e vazhdueshme të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës për këtë sistem.

“Natyrisht që jemi në fazat kur reforma e sistemit të drejtësisë nuk është vetëm e rëndësishme, po është urgjente. Raportet për vendin të Bashkimit Evropian, më së shumti na kanë kritikuar për çështjen e sistemit të drejtësisë, nga viti në vit. Raporti i vendit i Bashkimit Evropian që do të vijë në javën e ardhshme i radhës, në 38 fusha në vitin e kaluar ka konstatuar që kemi pasur ndonjë lloj progresi në 35. Vetëm në tre s’kemi pasur progres, por në asnjëherë s’kemi pasur regres. Veç se edhe një herë po e theksoj, kritikat më të mëdha nga Bashkimi Evropian ne i kemi marrë jo vjet, jo parvjet, po që më shumë se 10 vjet për çështjen e sistemit të drejtësisë”, tha ai.

Kurti kërkoi hetimin e hetuesve, ngritjen e aktakuzave ndaj prokurorëve kur ka bazë dhe gjykimin e rasteve nga gjykatat, duke thënë se sistemi i drejtësisë duhet të reformohet me urgjencë.

“Drejtësinë nuk e kemi të drejtë. Për të mos thënë drejtësinë e kemi të shtrembër. Kemi nevojë ta drejtojmë drejtësinë. Kjo do të thotë edhe hetim e hetuesve, edhe aktakuzë prokurorëve, edhe gjykime gjykatave. Dhe këtë, nëse e kemi konsideruar deri më tani të rëndësishme, tash duhet ta konsiderojmë urgjente”, tha Kurti.

Kryeministri, në fillim të fjalës së tij, shprehu ngushëllime për familjen Zekaj, duke thënë se vrasja e Arlindës ka shkaktuar tronditje të madhe në shoqëri.

“Së pari mblidhemi që edhe një herë t’i shprehim ngushëllime familjes Zekaj për vdekjen e anëtares së kësaj familje, vrasja e së cilës ka shkaktuar tronditje të jashtëzakonshme jo vetëm tek familja e farefisit, tek miqtë dhe të njohurit e saj, por të gjithë qytetarët e vendit tonë dhe të cilët bashkëndjejnë dhe solidarizohen me kërkesën për drejtësi”, tha ai.