Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

KRU "Prishtina" advierte sobre posibles cortes de suministro eléctrico para quienes tengan dos o más facturas impagas.

kru

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar se do t’i shkyç nga rrjeti të gjithë konsumatorët që i kanë dy e më shumë fatura ta papaguara. 

Në një njoftim në Facebook KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të përmbushin obligimet e tyre financiare ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Njoftojmë të gjithë konsumatorët se ekipet e terrenit kanë filluar me zbatimin e masave të rrepta ndaj borxhlinjve. Çdo konsumator që ka dy apo më shumë fatura të papaguara radhazi do të përballet me shkyçje të menjëhershme nga rrjeti i ujësjellësit dhe lëndët do të dërgohen te përmbaruesi privat”, thuhet në njoftim.

Për të shmangur procedurat ligjore, shpenzimet shtesë të përmbarimit dhe tarifën e rikyçjes, KRU-ja ka inkurajuar që të kryhen pagesat sa më parë. 

Për konsumatorët që e kanë të pamundur të shlyejnë të gjithë shumën e borxhit menjëherë, kompania ofron mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjes për riprogramim të borxhit me këste mujore. Për këtë, thuhet se duhet të vizitoni sportelet zyrtare përpara se të aplikohet masa e shkyçjes.