Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Wenger está considerando presentarse a la presidencia de la FIFA.

Arsene Wenger

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, po shqyrton mundësinë për të kandiduar kundër Gianni Infantinos në zgjedhjet për president të FIFA-s, shkruan “BBC”.

Për javë të tëra, figura të rëndësishme të futbollit evropian kanë shpresuar se francezi do të kandidonte për këtë post dhe tani ai po e merr seriozisht në konsideratë këtë mundësi.

Wengeri është 77-vjeçar dhe mosha sjellë pyetje nëse ai mund të ofrojë udhëheqje afatgjatë për futbollin.

Megjithatë, disa nga mbështetësit e tij i kanë thënë BBC-së se do të ishin të kënaqur nëse Wenger do t’i fitonte zgjedhjet dhe më pas do të tërhiqej pa e përfunduar mandatin e plotë katërvjeçar.

Infantino humbi një pjesë të konsiderueshme të përkrahjes pas reagimeve të ashpra të shkaktuara nga plani i dështuar për të shitur tek investitorët privatë aksione të Kupës së Botës.

Por Infantino vazhdon të gëzojë mbështetje në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Azi, ndërsa së fundmi tha se ka përkrahjen e shumicës së botës së futbollit.

Megjithatë kjo përkrahje mund të testohet nëse Wenger vendos të kandidojë.

Shefi i zhvillimit global në FIFA do të kishte mbështetjen e UEFA-s, e cila ka qenë në krye të opozitës kundër Infantinos. Për më tepër, ai gëzon besueshmëri në mbarë botën e futbollit.

Burime pranë Wengerit bëjnë të ditur se ai ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë, ndërsa vlerësojnë se Infantino mbetet favorit për të fituar mandat të katërt dhe të fundit në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Afati i fundit për të paraqitur kandidaturën është 18 nëntori. 

Wengeri ishte distancuar nga plani i dështuar për shitje të aksioneve tek investitorët privatë.

“Unë nuk kam qenë i përfshirë në këtë plan strategjik dhe për projektin kam mësuar përmes raportimit në media”, kishte thënë Wenger.

Në rolin e tij në FIFA, Arsene Wenger ka shkaktuar herë pas herë polemika, veçanërisht me propozime si ai për organizimin e Kupës së Botës çdo dy vjet apo ndryshimin e rregullit për pozitë jashtë loje.

Megjithatë ai gëzon përkrahje ndërkombëtare, përfshirë Afrikën, ku Infantino mori së fundmi mbështetje të fortë për rizgjedhje.