Oficerët e sigurisë në shkollat e mesme të Prishtinës ende nuk kanë nisur punën, ndonëse autoritetet komunale patën paralajmëruar se ata do të vendoseshin nga shtatori.
Drejtori i Arsimit në kryeqytet, Arianit Elshani, nuk i dha arsyet e vonesës, por tha se është përgatitur draftmarrëveshja me Policinë dhe se nënshkrimi i saj pritet të bëhet në ditët në vijim.
“Gjatë kësaj periudhe kemi përfunduar përgatitjet e nevojshme teknike, përfshirë edhe konsultimet me Këshillat Drejtues të Shkollave. Gjithashtu, kemi siguruar mjetet buxhetore për këtë shërbim për muajt nëntor dhe dhjetor, si dhe për vitin vijues. Me përfundimin e këtyre përgatitjeve, tashmë mbetet vetëm nënshkrimi i marrëveshjes me Policinë e Kosovës, për t’i hapur rrugë angazhimit të oficerëve të sigurisë në shkollat e Prishtinës”, tha Elshani.
Paralajmërimin për vendosjen e tyre nga shtatori, e kishte bërë Drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica.
Modeli i këtillë aplikohet në shkollat e Shqipërisë.
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, vlerëson se projekti duhet të zgjerohet në gjithë Kosovën, pas testimit.
“Mendoj është mirë të testohet ky modeli i oficerit të sigurisë sidomos në shkollat urbane për fillim dhe të shihet nëse jep rezultate të mira atëherë sigurisht që mund të zgjerohet edhe në nivel Kosovë”, tha Pupovci.
Pupovci vlerëson se prezenca e tyre mund të ndihmojë edhe në adresimin e problemeve që shfaqen jashtë hapësirave shkollore
“Ka raste të dhunës në shkolla, ka raste të kërcënimeve, për shembull kur fëmijët ndihen të kërcënuar nuk guxojnë të dalin prej shkollës, kur vijnë para shkollës grupe të dyshimta, pastaj flitet edhe për dillerë të ndryshëm të cilët sillen rreth shkollave kështu që në këtë aspekt mendoj që për shkollat urbane, në radhë të parë për shkollat e mesme të larta, është mirë të provohet modeli”, tha Pupovci.
Se ha expresado continuamente preocupación por los casos de violencia en las escuelas, debido a incidentes entre estudiantes, pero también por casos en los que participan personas ajenas al recinto escolar.