Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Se espera que la Cámara de Enfermeras decida la próxima semana sobre las enfermeras responsables de cambiar los pañales de los bebés.

bebé

Vendimi për përgjegjësinë profesionale të infermiereve të përfshira në rastin e ndërrimit të dy foshnjave në Spitalin Amerikan në Graçanicë pritet të merret javën e ardhshme. Oda e Infermierëve ka paralajmëruar mbajtjen e seancës kryesore dëgjimore, ku do të shqyrtohen veprimet e personelit të përfshirë në rastin e ndodhur në mars të këtij viti.

Përgjegjësia profesionale e infermiereve në rastin e ndërrimit të dy foshnjave në Spitalin Amerikan në Graçanicë pritet të përcaktohet javën e ardhshme.

Oda e Infermierëve ka caktuar shqyrtimin kryesor të rastit, pas të cilit pritet të vendosë për përgjegjësinë e personelit të përfshirë në ngjarjen e marsit.

Rasti kishte ndodhur më 19 mars të këtij viti, kur dy foshnja të prindërve të ndryshëm, që po qëndronin në repartin e neonatologjisë në Spitalin Amerikan në Graçanicë, gabimisht iu dorëzuan prindërve të njëra-tjetrës.

Në një përgjigje për KOHËN nga Oda e infermierëve konfirmuan se vendimi për rastin pritet të merret javën e ardhshme.

“Më 30.11.2026, Këshilli Etik i OIK-ut ka shqyrtuar ankesën e prindit N.N., lidhur me pretendimet për ndërrimin e foshnjave...Gjatë seancës përgatitore, në përputhje me rregulloret në fuqi, Këshilli Etik ka marrë deklaratën e detajuar të prindit, si dhe deklaratat e përfaqësuesve të Inspektoratit Shëndetësor. Duke pasur parasysh kompleksitetin dhe vëllimin e materialit të rastit, Këshilli Etik ka vendosur që, në përputhje me procedurat e përcaktuara me rregullore, shqyrtimi kryesor të mbahet gjatë javës së ardhshme. Pas dëgjimit të të gjitha palëve dhe shqyrtimit të plotë të çështjes, Këshilli Etik do të marrë vendimin përkatës”, u tha nga Oda e Infermierëve.

Raporti i Inspektoratit i është përcjellë edhe Odës së Mjekëve, por kjo e fundit në një përgjigje për televizionin ka bërë të ditur se nuk do ta trajtojë rastin, pasi vlerëson se çështja lidhet me veprimet dhe mosveprimet e personelit infermieror dhe nuk hyn në kompetencat e Këshillit Etik të kësaj Ode.
Inspektorati ka konstatuar se gjatë procesit të kujdesit neonatal nuk janë respektuar në tërësi procedurat e sigurisë dhe verifikimit të identitetit të foshnjave. Për këto shkelje, spitalit i është shqiptuar vërejtje me shkrim.

Në deklaratën e prindit, të cilën e ka siguruar KOHA, thuhet se fillimisht dyshimet e tij se foshnja që i ishte kthyer nuk ishte e tij nuk ishin marrë seriozisht nga personeli.

“Sot më datën 19.03.2026, kur fëmija është kthyer në dhomë, kam vërejtur se ai nuk ishte foshnja ime, por ishte ndërruar me një foshnjë tjetër. Infermierja e parë vetëm e ka lënë fëmijën dhe është larguar pa dhënë sqarime. Më pas kam thirrur një infermiere tjetër dhe i kam shprehur dyshimet e mia se kjo nuk është foshnja ime. Ajo fillimisht ka deklaruar se një gjë e tillë nuk ka mundësi të ndodhë, pasi, sipas saj, bëhen kontrolle të rregullta”, u tha nga prindi.

Ndërrimin e foshnjave e kishte pranuar edhe menaxheri i Spitalit Amerikan.

“Gjatë kohës së qëndrimit të foshnjës në përkujdesje neonatale, ka ndodhur një gabim i paqëllimshëm në shkëmbimin e shtretërve të dy foshnjave të prindërve të ndryshëm”, u tha nga menaxheri i Spitalit Amerikan.

Ndërkaq, infermierja e përfshirë në rast, në deklaratën e saj për Inspektoratin, ka thënë se foshnjën e kishte dërguar te nëna, ashtu siç ishte udhëzuar nga koleget e saj në repart.

“Më datë 19.03.2026 kam mbërritur në spital me rreth gjysmë ore vonesë për shkak të trafikut. Me të arritur në repartin e neonatologjisë, kam pyetur motrat e ndërrimit, se si mund të ndihmoj në atë moment. Ato më kanë informuar se të gjitha foshnjat ishin të përgatitura për t'u dërguar te nënat e tyre dhe më kanë udhëzuar që të dërgoj njërën nga foshnjat te nëna e saj në dhomën përkatëse”. 
Mangësi në trajtimin e këtij rasti janë evidentuar edhe në vetë Inspektoratin Shëndetësor.

Pas shqyrtimit të veprimeve të zyrtarëve të përfshirë, kryeinspektori shëndetësor ka vendosur që inspektorja e rastit të referohet në Komisionin Disiplinor, ndërsa zyrtarit të arkivit dhe përgjegjësit të Inspektoratit u janë shqiptuar vërejtje, me shkrim dhe me gojë. 
Për këto masa, KOHA ka raportuar edhe më herët.