Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Exdiputado de VV: Rama está siendo víctima de una injusticia; él mismo asignó los terrenos para la construcción de la Ópera.

Petrit Recica

Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Petrit Reçica, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama, lidhur me lokacionin prapa Pallatit të Rinisë, ku është planifikuar ndërtimi i Teatrit të Operës dhe Baletit.

Reçica ka thënë se Rama po viktimizohet dhe po e paraqet të pavërtetë çështjen e ndarjes së kësaj parcele. Sipas tij, në vitin 2022, kur ishte anëtar i Kuvendit Komunal të Prishtinës, me propozim të vetë Ramës dhe pa kundërshtime nga partitë apo anëtarët e tjerë të Kuvendit, ishte votuar që kjo parcelë t’i ndahej Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Në një reagim në Facebook, Reçica ka thënë se për arsye shëndetësore ishte tërhequr nga komentimi i çështjeve publike, por se deklarimet e Ramës e kanë shtyrë të reagojë.

“Po kryetari Rama din me t’i nxjerrë fjalët me dana, me të pavërtetat që është në gjendje me i thënë. Sot paska dalë e e paska bërë atë që e bën zakonisht, viktimizohet e e thotë të pavërtetën për lokacionin/parcelën mbrapa Pallatit të Rinisë”, ka shkruar ai, duke bashkangjitur edhe dokumentin e vendimit.

Puede ser una imagen de texto
Dokumenti i publikuar nga Reçica

Ai ka ironizuar në fund me problemin me bërllok në Prishtinë.

“Kryetar, aman qeta berllok mujsh hekna!”, ka shkruar Reçica.

Gjatë ditës së sotme, Rama reagoi ndaj ministres së Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila njoftoi për ecurinë e projektit të ndërtimit të Teatrit të Operës dhe Baletit. Rama ironizoi me këtë njoftim, duke thënë se “tash nuk paska trashëgimi kulturore” në hapësirën ku parashihet të ndërtohet teatri e ku gjithashtu është projektuar ndërtimi i “Ishullit Urban” nga Komuna e Prishtinës, projekt për të cilin punimet janë pezulluar prej dy vjetësh, pasi hapësira ku parashihet realizimi i tij është përfshirë në zonën e mbrojtur të Qendrës Historike të Prishtinës. Projekti synon të lidhë lagjen “Arbëria” me Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. 

Leer otras actualizaciones
Teatro de la Ópera Perparim Rama Saranda Bogujevci

Rama habla irónicamente con Bogujevci sobre el Teatro de Ópera y Ballet: Ahora no hay patrimonio cultural.

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar për ecurinë e projektit të Teatrit të...