Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

La revista "Goal" escribe sobre los problemas de Alemania y menciona Kosovo.

Heredero de Osmani

Këto ditë nuk janë vetëm klubet që garojnë për lojtarët, por edhe federatat nacionale. Kështu e nis shkrimin e gjatë mediumi i fuqishëm “Goal” të mërkurën.

Në shkrimin që ka të bëjë me lojtarët me shtetësi të dyfishtë përmendet në tri vende edhe Kosova.

“Mesfushori i lindur në Munih, Erblin Osmani, i cili erdhi nga sistemi i të rinjve të Bayern Munichut, debutoi së fundmi për Kosovën”, shkruan “Goal”.

Në një vend tjetër “Goal” shkruan se si Kososova mban rregullisht kampe për zbulimin e talenteve në Gjermani.

“Federatat e huaja të futbollit që veprojnë në Gjermani punojnë gjithashtu për të identifikuar lojtarët me shtetësi të dyfishtë herët dhe për të ndërtuar një lidhje emocionale me ta. Federata e Kosovës, për shembull, mban rregullisht kampe vëzhgimi pranë Frankfurtit”, shkruan “Goal”, duke theksuar se Kosova udhëhiqet nga trajneri gjerman, Franco Foda.

“Madje, Kosova ka edhe një gjerman në krye të ekipit kombëtar, Franco Foda. Kohët e fundit ai e bindi Osmanin të ndërrojë përfaqësuese dhe e bëri atë lojtarin më të ri ndërkombëtar në historinë e Kosovës. Te Bayerni, Osmani është gjithashtu lojtari i tretë më i ri në historinë e klubit”, shkruan “Goal”.