Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Hoxha: Debe haber responsabilidad moral y penal por el asesinato de Arlinda Zekaj.

Eliza Hoxha

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka thënë se për vrasjen e Arlinda Zekjat duhet të ketë përgjegjësi institucionale, politike e morale.

Hoxha ka thënë se në aspektin zinxhiror duhet të ketë përgjegjësi institucionale për ata që e kanë shkelu ligjin ose nuk kanë adresuar seriozisht kërkesën e Arlinda Zekajt për siguri të theksuar apo për t’i dhënë më shumë vëmendje rrezikshmërisë. 

“Këtu duket qartë që nuk ka pasur vëmëndje e as vlerësim të duhur të rrezikshmërisë e kjo është një nga hapat e parë për parandalim”, ka theksuar Hoxha në një intervistë në emisionin “60 Minuta” në KTV. 

“Përgjegjësinë politike ta ka dhënë dikush dhe mund të ta kërkojë që të mos jesh më aty, përgjegjësinë institucionale e ke kur je në pozicionet siç është Policia, Prokuroria, gjykatësit dhe të tjerët në gjithë këtë zinxhirin institucional kudo që ka pasur neglizhencë apo mosveprim të duhur, duhet të ketë përgjegjësi dhe jo vetëm morale por edhe penale, por përgjegjësia morale, përveç përgjegjësisë politike i bie nivelit të ekzekutivit që është Qeveria”, ka shtuar Hoxha.   

Ajo ka thënë se raportin që do të hartohet nga Ministria e Drejtësisë dhe asaj të Brendshme për rastin do ta shqyrtojnë në Kuvend nga komisionet si dhe Komisioni hetimor për këtë rast  dhe nëse ka të gjetura ato do të adresohen në organet përkatëse. 

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare është qëlluar për vdekje me sëpatë, mbrëmjen e së dielës, në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar është kunati i saj, i cili pas tri ditësh në arrati është arrestuar të martën. Tri ditë para se të vritej, nëpërmjet një letre drejtuar Prokurorisë në Pejë ajo kishte njoftuar për rrezikun.