Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Haxhiu remite la Ley de Salas Especializadas al Presidente para su promulgación.

Dos hombres de traje se dan la mano en una sala de conferencias.

Foto de : Driton Pacharada

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka përcjellë për dekretim te presidentja Justina Shiroka-Pula ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të cilat u miratuan në Kuvend më 6 tetor.

“Po, Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar dhe ia ka përcjellë Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula, për shpallje, Ligjin nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Haxhiut për KOHËN.

Presidentja Shiroka-Pula tani ka tetë ditë kohë për ta dekretuar ligjin.

KOHA ka dërguar pyetje edhe në adresën e Presidencës, nëse ligji do të trajtohet me urgjencë, ashtu siç bëri Kuvendi. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.

Me ndryshimet e bëra në ligj, dënimi maksimal nga Specialja kufizohet në 15 vjet burgim, do të lejohen ankesat në Gjykatën Supreme të Kosovës ndaj vendimeve të Speciales, dënimet të mund të vuhen në Kosovë në vend që të vuhet domosdoshmërisht jashtë vendit dhe që presidentja e Kosovës të ketë mundësi të japë amnisti për persona të dënuar nga Dhomat e Specializuara.