Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Kurti: El despido de empleados de estructuras paralelas requiere procedimientos legales.

El parlamento de Kosovo

Foto de : Driton Pacharada

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se largimi i punonjësve të lidhur me ish-strukturat paralele serbe nuk mund të bëhet i tëri përnjëherë, pasi procesi kërkon respektimin e procedurave ligjore.

Duke folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kurti ka deklaruar se Qeverisë nuk i mungon vullneti politik për ta përfunduar këtë proces, por ka theksuar se veprimet duhet të ndërmerren në përputhje me ligjin, në mënyrë që të shmangen pasojat juridike dhe mundësia e rikthimit të tyre në vendet e punës.

Kurti ka përmendur edhe rrezikun që, në rast të largimeve në kundërshtim me procedurat, institucionet përkatëse të detyrohen t’i rikthejnë punonjësit në punë dhe të paguajnë dëmshpërblime, raporton KosovaPress.

“Nuk kemi mundur t’i largojmë të gjithë përnjëherë. Vullneti i kësaj qeverie nuk mungon. Nuk duhet të dyshoni në vullnetin e një qeverie që për herë të parë dhe më në fund i ka shpallur organizata terroriste Mbrojtjen Civile dhe Brigadën e Veriut. Është kjo qeveri që ka treguar vullnet, por që vullneti të zbatohet në përpikëri, ka procedura dhe ligje. Nëse ne nxitojmë në zbatimin e vullnetit, atëherë organet e ndryshme shtetërore t’i rikthejnë në punë dhe duhet të paguash dëmshpërblim. Vonesa nuk është mungesë e vullnetit, por vonesa është vonesë e procedurave të mekanizmave të tjerë shtetërorë. Nga ana jonë, duam që të gjithë të largohen sa më parë. Por, midis vullnetit politik që nuk mungon dhe realizimit në praktikë, ndodhin procedurat e shtetit. E gjithë kostoja është e tyre dhe jo e vullnetit politik. Besoj se inkuadrimi i tyre nuk është bërë prej nesh dhe largimi i tyre po bëhet pikërisht prej nesh, por jo të gjithë përnjëherë. E para nuk është e mundshme, e dyta, nëse e bën kundërligjshëm, t’i rikthejnë në vendet e punës dhe bëhet dyfish më keq”, tha ai.

Këto komente Kurti i bëri pas pyetjes parlamentare të deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani.

Leer otras actualizaciones
Asamblea de Kosovo - 15 de octubre

El Parlamento celebra sesión y revisa el proyecto de ley sobre prevención del blanqueo de capitales.